MEKKA- (مَكَّة المكرمة) është qyteti më i njohur dhe më i rëndësishëm Islam. Këtu lindi Muhammedi a.s dhe këtu gjindet faltorja e parë në historinë e njerëzimit dhe e përkushtuar All-llahut dhe quhet Ka'ba (në gjuhën tonë shqiptohet Qabja - trajta e pashquar: Qabe). Themelet e kësaj faltorje i vëndoi Profeti Ademi dhe mëtej, të dërguarit e Zotit Ibrahimi dhe djali i tij Ismaili.
Muslimanët e mbarë botës, gjatë kryrjes se namazit këthehen kah Qabja, ku edhe gjindet Xhamia e madhërueshme Al Masxhid Al Haram.
Të vizitohet Mekka, është njëra nga pesë Shtyllat e Islamit dhe detyrë për të gjithë muslimanët që kanë mundësi ta plotësojnë Haxh-in.
Mekka shtrihet në perendim të Arabisë Saudite, tetëdhjetë km larg nga Deti i Kuq.
MEDINA-Medina /mɛˈdiːnə/ (ar.:المدينة المنورة ælmæˈdiːnæl muˈnɑwːɑrɑ ose المدينة ælmæˈdiːnæ, gjithashtu përkthehet në shqip si Medinah, zyrtarist njihet si Al Madīnat al Munavvereh), është qytet në Hixhaz që është regjion në perëndim të Arabisë Saudite dhe është kryeqytet i provincës Al Medinah. Është qyteti i dytë më i shenjtë Islam dhe vendi i varrimit të Muhammedit (paqa qoft mbi të).