Artikull Ebu Hanife
Shkollat juridike, merren me interpretimin juridik të rregullave të Islamit, që nxjerren nga burimet kryesore të Fesë Islame, Kur'anit dhe Sunnetit si dhe disa burimeve të tjera. Janë katër shkolla juridike islame që respektohen nga sunnitët dhe një shkollë juridike që respektohet nga shiitët. Shkollat juridike njihen edhe me emrin medh-heb.
* Medh-hebi Hanefi, i përhapur në Pakistan, Banglladesh, Indi, pjesën kryesore të Turqisë, Ballkan, në një pjesë të Sirisë dhe Irakut etj.
* Medh-hebi Shafi, i përhapur në Egjipt, disa pjesë të Afrikës Veriore dhe në disa pjesë të Sirisë dhe Turqisë.
* Medh-hebi Maliki, i përhapur në Maroko dhe disa pjesë të Afrikës Veriore.
* Medh-hebi Hanbeli, i përhapur në Arabinë Saudite, Kuvajt, Emirate, Bahrejn, Katar, Jemen e të tjerë.
* Medh-hebi Xha'aferi, i përhapur në Iran, ne pjesën shiite të Irakut dhe në përgjithësi tek shiitët.