Shtyllat e Fesë Islame
Deklarata Islame/Shahadeti"Esh-hedu en la ilahe il-lallah, ve esh-hedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu "
"Dëshmoj se nuk meriton kush adhurim pos Allahut dhe se nuk meriton kush pasim pos Muhammedit që është rob dhe i dërguar i Tij", e cila duhet të shprehet me gojë nga një person, por edhe të besohet me zemër.
* Shtylla e dytë është Namazi, falja e pesë kohëve të namazit në ditë.
* Agjërimi në muajin e Ramazanit.
* Zekati, që është "detyrim" nga pasuria, të cilin e japin vetëm ata që kane një shumë të konsiderueshme të të ardhurave. Zekati jepet njëherë në vit, në një sasi prej një të dyzetën, ose 2,5 % të pasurisë.
* Kryerja e Haxhxhi, për ata që janë të shëndetshëm dhe që u mjaftojnë shpenzimet e udhëtimit deri në Kabe dhe për kthim në atdheun e tyre. Këta persona Haxhxhin e kanë detyrë të domosdoshme, kur shpenzimet e Haxhxhit nuk cenojne buxhetin e familjes.