SwiDin forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SwiDin forum

Mirë se vini
 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Grupacionet kryesore të Islamit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
administrator
administrator
Admin


Numri i postimeve : 82
Points : 243
Join date : 25/06/2009
Location : zakonisht swidin.albanianforum.net

Grupacionet kryesore të Islamit Empty
03092009
MesazhGrupacionet kryesore të Islamit

Shumica e muslimanëve në botë, i takojnë drejtimit Sunni, që njihet edhe si Ehli Sunnet. Sunnitët preferojnë termin "sekt" për të gjitha grupacionet e tjera. Një numër i madh i grupacioneve, janë të degëzuara në nëngrupe të ndryshme, një pjesë e të cilave sot janë inekzistente, mirëpo ende gjenden nëpër libra të ndryshme. Gjithsejt numri i sekteve dhe nëngrupeve të tyre arrin në 73.
Sektet islame, në shumicën e rasteve janë krijuar me qëllime politike, gjatë mosmarrëveshjeve të grupeve të interesit, në caktimin e halifëve (kalifëve), prijësve të muslimanëve. Sektet, janë një mënyrë tjetër e besimit, nga ajo që besojnë shumica e muslimanëve.
Disa nga sektet kryesore janë:

* Shi'izmi (Rafidizmi). Që beson se pas Muhamedit, Kalifati Islam i ka takuar Aliut. Ky sekt, ka shtuar disa pjesë në Kur'an, dhe pretendon se janë pjesë të Librit të Shenjtë. Numri më i madh i shiitëve, besojnë edhe në 12 imamë (kalifë) të tjerë pas Aliut.
* Havarixhët. Një grupacion politik i krijuar pas vrasjes së kalifit të tretë Othmanit. Besojnë se personi i cili nuk i kryen detyrimet fetare ka dalë nga Feja Islame. Ky sekt, mori vendim që të vrasë Aliun dhe Muaviun gjatë luftës së tyre për pushtet, por arritën të vrajnë vetë, Aliun. Idetë ë tyre janë frymëzim për disa lëvizje bashkohore islame, si dhe për disa lëvizje terroriste. Omani si shtet, praktikon një version të këtij sekti, me emrin Ibadije.
* Murxhi'et. besojnë se Besimi Islam realizohet vetëm me zemër dhe gjuhë. Kryerja e obligimeve fetare sipas tyre nuk e largon askend nga rradhët e Islamit.
* Mu'tezilët. Nuk e besojnë Caktimin e Zotit (sipas mënyrës tradicionale sunnite), nuk i besojnë Cilësitë dhe Emrat e Allahut dhe janë të prirur nga filozofia dhe racionalizmi.
* Esharizmi. është një devijim i Ehli Sunnetit në drejtim të ideve mu'tezilite. Pjesëtarët e këtij sekti, konsiderohen si pjesë e familjes së madhe sunnite.
* Maturidizmi. Si ide, është në mes të esharizmit dhe Ehli Sunnetit. Edhe pjesëtarët e këtij sekti, konsiderohen si pjesë e familjes së madhe sunnite. Ideja e maturidizmit është ideja kryesore tek muslimanët e trojeve shqiptare. Të gjitha medresetë që veprojnë në kuadër të bashkësive islame në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, besimin islam e mësojnë në bazë të ideve të Maturidiut, që është shumë i afërt me Ehli Sunnetin.
* Sufizmi. Ky sekt është i prirë në drejtim të ideve filozofike shpirtërore (që tek sunnitët përmbledhen në termin Zuhd). Por me kalimin e kohës, sufizmi u formësua si sekt më vehte, duke u degëzuar edhe në 12 tarikate - shkolla filozifike mistike. Edhe pjesëtarët e këtij sekti, konsiderohen si pjesë e familjes së madhe sunnite.
* Bektashizmi (Alevizmi). Sekt që paraqet një devijim të Islamit në drejtim të Krishterimit Ortodoks Lindor. Bektashizmi u krijua me qëllim të sintetizimit të dy feve që mbizotëronin Perandorinë Osmane. Ishte fe zyrtare e jeniçerëve (fëmijë të krishterë që trajnoheshin për njësinë speciale ushtarake të Perandorisë Osmane). Bektashizmi me kalimin e kohës ka shpallur veten si fe, e cila është tërësisht në kundërshtim me Islamin. Nga të gjitha grupacionet muslimane, Bektashizmi nuk konsiderohet si pjesë e Islamit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://swidin.albanianforum.net
Share this post on: reddit

Grupacionet kryesore të Islamit :: Komentet

No Comment.
 

Grupacionet kryesore të Islamit

Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

 Similar topics

-
» 15 pyetje rreth Islamit
» Dituria e fshehtë e Islamit (5 pjesë)
» Historia e Islamit në tokat Ilire

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
SwiDin forum :: Feja Islame :: Shtyllat e fese-
Kërce tek: