SwiDin forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SwiDin forum

Mirë se vini
 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Përkujtimi i Allahut

Shko poshtë 
AutoriMesazh
B£hĄ
administrator
administrator
B£hĄ


Numri i postimeve : 129
Points : 401
Join date : 20/03/2010
Age : 34
Location : ZaKoNiShT → swidin.albanianforum.net

Përkujtimi i Allahut Empty
20032010
MesazhPërkujtimi i Allahut

Përkujtimi i Allahut 4850356
Në përkujtimin e njeriut qëndron ajo që Allahu i vëren të gjitha punët dhe mendimet e tij.

Njerëzit e shohin vetëm të jashtmen derisa Allahu e sheh të jashtmen dhe të brendshmen te njeriu.

Kur Zulejha, gruaja e mbretit, e provokoi Profetin Jusuf ajo hodhi një teshë mbi fytyrën e idolit të cilit i lutej. Jusufi i tha asaj: “O Zulejha, ti po turpërohesh prej një blloku të gurit dhe a s’duhet të turpërohem unë prej Atij i cili krijoi shtatë qiejt dhe tokën?”
Abdullah ibn Dinari transmetoi: “Njëherë isha duke ecur me halifin Umer afër Mekës kur ne e takuam një bari-rob duke drejtuar tufën e tij. Umeri i tha atij: “M’a shit një dele.” Djali iu përgjigj: “Këto nuk janë të miat, por të zotëriut tim.” Pastaj, për ta provuar atë, Umeri i tha: “Paj, mund t’i thuash atij se ujku e morri një dhe ai nuk do të dijë asgjë rreth kësaj.”
“Jo, ai s’do të dijë,” tha djali, “Por Allahu po.” Umeri qau, pastaj dërgoi dikë te zotëriu i djalit, e bleu atë dhe e la të lirë. Ai i tha djalit: “Për atë fjalë ti je i lirë në këtë botë dhe do të jesh i lirë në tjetrën.”

Shkallët e përkujtimit

Janë dy shkallë të kujtimit të Allahut. Shkalla e parë është ajo e njerëzve të drejtë, mendimet e të cilëve tërësisht përvetësohen me synimin e madhështisë së Allahut dhe nuk ka vend në zemrat e tyre për asgjë tjetër.

Shkalla e dytë e përkujtimit të Allahut është ajo e “… shokëve të dorës së djathtë...” (56: 27)
Ata janë të vetëdijshëm se Allahu i din të gjitha për ta dhe ndihen të hutuar në praninë e Tij, ata ende nuk i largojnë mendimet nga madhështia e Allahut, por kujtojnë haptazi ndërgjegjen e vetes dhe të botës. Gjendja e tyre është si e atij njeriut i cili do të befasohet shpejt në vend të lakuriqësisë dhe me nxitim do ta mbuloj veteveten, derisa klasa tjetër i ngjan atij i cili papritmas e gjen veten në praninë e mbretit dhe është në siklet dhe i frikësuar. Në Ditën e Fundit tri pyetje do të bëhen duke respektuar çdo punë: e para: “Përse e bëre këtë?” e dyta: “Në çfarë mënyre e bëre këtë?” dhe e treta: “Për çfarë qëllimi e bëre këtë?” E para do të bëhet sepse njeriu do të punojë për Zotin dhe jo thjesht djallëzisht ose sipas shtytjeve njerëzore. E dyta do të provojë se në çfarë mënyre është kryer vepra, me mençuri ose pa kujdes dhe me neglizhencë dhe pyetja e tretë, nëse është bërë thjesht për ta kënaqur Allahun ose për të fituar miratimin e njerëzve. Nëse njeriu e kupton domethënien e këtyre pyetjeve ai do të jetë shumë syçelë rreth zemrës së tij dhe do t’i ndërpresë mendimet të cilat kanë mundësi ta përfundojnë veprën.

Veç këtyre porosive të dallimeve para veprës, njeriu duhet ta thërrasë veten pikërisht për t’i llogaritur veprat e tij të kaluara. Çdo mbrëmje ai duhet të kontrollojë zemrën e tij se çka ka parë, nëse ai ka fituar ose humbur në kapitalin shpirtëror. Kjo është më shumë e nevojshme se zemra është si partner biznesi i pabesë, gjithmonë e gatshme të lajkatojë dhe të mashtrojë; nganjëherë ajo prezenton egoizmin e vet nën maskën e bindjes së Allahut, kështu që njeriu mendon se ka fituar, kur ai në realitet ka humbur.

Njeriu i drejtë i quajtur Amija, gjashtëdhjetë vjeçar, i ka numëruar ditët e jetës së tij. Ai gjeti se ato ishin njëzet e njëmijë e gjashtëqind ditë. Ai i ka thënë vetes: “Alas! Nëse e kam bërë çdo ditë nga një mëkat, si mund të shpëtojë prej barrës së njëzet e një mijë e gjashtëqind mëkateve?” Ai u lëshua në vaj dhe u rrëzua në tokë; kur erdhën për ta ngritur atë e gjetën të vdekur. Por, shumë njerëz janë të shkujdesur dhe kurrë nuk e thirrin veten për ta llogaritur. Njerëzit i numërojnë në tespihët e tyre me vetëkënaqësi numrin e herëve që kanë përmendur emrin e Allahut, por ata nuk mbajnë tespihë për llogaritjen e fjalëve të kota të panumërta që i flasin.

Në fund, nëse njeriu e gjen veten ngadalë dhe jo të prirë për ashpërsi dhe vetëdiciplinë, ai duhet të shoqërohet me dikë që është i aftë në këto punë si ta ngrisë entuziazmin e tij. Një njeri i drejtë ka thënë:
“Kur e rritja pasivitetin në vetëdiciplinë, shikoja Muhamed ibn Wasinë dhe pamja e tij m’a shtonte entuziamin tim për së paku një javë.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.swidin.albanianforum.net
Share this post on: reddit

Përkujtimi i Allahut :: Komentet

No Comment.
 

Përkujtimi i Allahut

Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

 Similar topics

-
» Kur do të jetë ndihma e Allahut?
» I Derguari i Allahut s.a.s paralajmrone te gjithe kohrat
» Nusret Kurtishi - Esma Ul Husna (99 Emrat e Allahut)
» Rëndësia e njohjes së emrave të bukur të Allahut dhe cilësive të Tij të larta

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
SwiDin forum :: Feja Islame :: Tregime Islame-
Kërce tek: