SwiDin forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SwiDin forum

Mirë se vini
 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 PËRSE KËSHTU?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
B£hĄ
administrator
administrator
B£hĄ


Numri i postimeve : 129
Points : 401
Join date : 20/03/2010
Age : 34
Location : ZaKoNiShT → swidin.albanianforum.net

PËRSE KËSHTU? Empty
20032010
MesazhPËRSE KËSHTU?

PËRSE KËSHTU? Why
"“Përse jemi kështu e përse na ndodhë kjo?”
Falënderimi i takon Allahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka hyjni tjetër përveç Allahut, i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij.


Përse kështu na ndodhë? Përse përjetojmë këto vuajtje? A thua vallë vetëm muslimanëve iu është shkruar kjo jetë e hidhur? Pyetje “Përse kështu e ashtu” bëhen shumë, madje nuk kanë të ndalur, por zgjidhjen e tyre pakkush e mendon. Tani kur bota moderne me vulgaritetin më të madh shpërfillë parimet brilante të raporteve ndër-njerëzore e ndër-vëllazërore duke anashkaluar shpirtëroren dhe duke stimuluar për materialen, ne kthehemi tek i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe shohim atë sikur t’i jetë hapur dritarja e ardhmërisë për të përshkruar skeletin moral të shoqërive bashkëkohore. Ndoshta koha kur ne jetojmë i përgjigjet më së shumti këtij hadithi autentik. Thotë i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të: “O ju muhaxhir (mekkas)! Kur të sprovoheni me pesë gjëra, kurse unë kërkoj strehim te Allahu që mos t’i takoni, (do te sprovoheni edhe me pese te tjera): Nëse përhapet imoraliteti në një popull e të bëhet publikisht, në mesin e tyre përhapen murtaja dhe sëmundjet që nuk kanë qenë në popujt që kanë kaluar para tyre; Nëse vjedhin në matje dhe peshojë, u vjen thatësia, varfëria dhe padrejtësia e sulltanit; Nëse nuk japin zekatin, u ndalet shiu nga qielli, e po mos të ishin kafshët nuk do të binte shi; Nëse thyejnë marrëveshjen e Allahut të Madhëruar dhe Pejgamberit, alejhi's selam, All-llahu ua lëshon një armik të huaj e ua marrin një pjesë që kanë në dorë; Nëse prijësit e tyre nuk gjykojnë me librin e Allahut të Madhëruar dhe zgjedhin nga ajo që ka shpallur Allahu, Allahu vështirësinë e ka bërë në mesin e tyre”. (Transmeton Imam Ahmedi)

Ky hadith i i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, shkaktarë të:

-AIDS-it, Murtajës dhe sëmundjeve që mbysin e ka cilësuar prostitucionin që bëhet legalisht.

-Varfërinë dhe tiraninë pushtetare e ndërlidh me mashtrimet në peshojë.

-Thatësinë dhe ndaljen e shiut e ndërlidh me mos dhënien e zekatit.

-Prishjen e marrëveshjes me Allahun e Madhëruar e ka bërë shkak të nënshtrimit nga armiqtë te jashtëm.

-Problemet e brendshme i ka bërë si shkak i distancimit nga burimi kryesor i zhvillimit të politikave, duke filluar nga gjërat më të thjeshta në aspektin individual e deri tek ato më të ndërlikuarat në nivelin shtetëror, dhe i cili është feja.

Kush mund t’i mohojë këto të vërteta? Kush mund të thotë se ky nuk është përshkrim adekuat? Nëse ende nuk iu flenë zemra, ejani bashkërisht t’i zbërthejmë ato dhe te shohim se çka fshihet në thelbin e tyre.

1. Prostitucioni.

Kryerja e mëkateve haptazi, siç na ka mësuar i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, është një prej shkaqeve të mos faljes së tyre. Kjo sa i përket mëkateve të thjeshta por jo edhe atyre të mëdhave siç është prostitucioni. Sa herë që mëkati të jetë i madh, po aq edhe pasojat e tij do të jenë të mëdha. Problemi qëndron këtu, tek kryerja publike ngase ilegalisht edhe në kohën e të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, është bërë. Kjo gjë, ma përkujtoi një hadith profetik ku qëndron: “Tri grupe njerëzish Allahu i Madhëruar ua ka ndaluar hyrjen në Xhenet: Konsumuesit të alkoolit, arrogantit ndaj prindërve dhe dejjuthit, atij që pranon të keqen në shtëpi”.

Ajo që desha të them këtu është se më Dejjuthi nuk ka mbetur vetëm brenda mureve të shtëpisë por ka shkelë edhe horizontin e shoqërisë për çka si rezultat kemi një shoqëri dejjuthe dhe një shtet dejjuth.

Nejse, këto tipare mund të mos i përshtaten çdo vendi a province ngase në ummet ende ka njerëz të mirë, por gjendja e përgjithshme në botë është kështu. Të shohim se çfarë i solli botës aprovimi i këtij akti amoral:

-Nga SIDA deri më tani kanë vdekur 25 milionë njerëz kurse në 20 vitet e ardhme, sipas parashikimeve, ky numër pritet të jetë 68 milionë.

-Murtaja në Azi mori jetën e 75 milionë njerëzve ndërsa në Evropë 2/3 e popullsisë i mbyti. Vetëm brenda një viti mori jetën e 20 milionë njerëzve.

-Si rezultat i prostitucionit në Evropë, sot 1/3 e popullsisë së saj, siç kemi përmendur edhe në ligjëratat e kaluara, janë fëmijë të paligjshëm.

2. Vjedhja në peshojë.

“Nëse vjedhin në matje dhe peshojë, u vjen thatësia, varfëria dhe padrejtësia e sulltanit”- kështu tha i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të. Sigurisht se këtë e ka mësuar prej Allahut të Madhëruar, i Cili urdhëroi: “...zbatoni me drejtësi masën dhe peshojën...”. El En'am, 152.

Madje, kjo ishte edhe porosi e të dërguarve para tij, siç na mëson Allahu i Madhëruar: “E në Medjen (dërguam) vëllain e tyre Shuajbin. Ai tha: "O populli im, adhurojeni All-llahun (Një), ju nuk keni zot tjetër pos Tij. Juve ju erdhi mrekullia nga Zoti juaj. Zbatoni drejt matjen dhe peshojën, e mos u bëni padrejtësi njerëzve në sendet e tyre, dhe mos bëni çrregullime në tokë pas përmirësimit të saj. Këto janë më të dobishme për ju, nëse jeni besimtarë”. El A'rafë, 85.

Megjithatë, mëshira e Allahut të Madhëruar prapë na ka bërë hije, ngase neve na ka kërcënuar me thatësi, varfëri e pushtetarë të dhunshëm derisa popullin e Shuajbit, alejhi's selam, e shkatërroi.

3. Mos dhënia e Zekatit.

Zekati është shtyllë islame, për të cilën Muhammedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, kishte paralajmëruar luftë ndaj atyre që nuk e japin atë. Tani kur kriza globale ka ngulfatur jetën e miliona njerëzve në botë, kur edhe jo besimtarët sistemin monetar islam e kanë paraparë si shpëtim, pyetja mbetet: Sa jemi vetëdijesuar ne muslimanët për këtë bazament fetar? Si do te ishte puna nëse dhënia e tij do të ishte vjetore? Jam i bindur se emisionet televizive “Edhe unë jam Kosovë”, të paktën, më nuk do të emitoheshin.

Me këtë gjest anti-islam, neve që shquhemi me intelekt, do të ndihemi të turpëruar kur të mësojmë se kafshët janë ato që na shpëtojnë neve nga shkatërrimi.

4. Nënshtrimi nga pushues të jashtëm në rast se thyhet besa e dhënë Allahut të Madhëruar dhe të dërguarit te Tij.

Kjo është pika e katërt e hadithit të Muhammed Mustafasë, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.

Besa e dhënë Allahut të Madhëruar dhe të dërguarit te Tij, në këtë hadith, sipas asaj që përmendën disa dijetarë, është në luftë, por ajo nuk përkufizohet vetëm në këtë gjë. Besë e dhënë Allahut të Madhëruar është edhe besimi, të cilin e kemi njollosur me besëtytni, namazin, të cilin e kemi lënë anash dhe që mjerisht tani nuk di se me çka mund ta identifikojmë veten si besnikë të asaj marrëveshje. Rreziku i saj është vërtetë i madh. Thotë Allahu i Madhëruar: “Ata që e thyejnë besën e dhënë Allahut pasi që është lidhur ajo, dhe e këpusin atë që All-llahu ka urdhëruar të jetë e kapur, e edhe bëjnë shkatërrime në tokë, të tillët janë ata të dështuarit”. El Bekare, 27, “E ata që e thyejnë besën e dhënë Allahut pasi u patën zotuar, e këpusin atë për të cilën All-llahu ka urdhëruar të jetë e pakëputur, bëjnë shkatërrime në tokë, ata janë të mallkuar dhe ata kanë përfundim të keq”. Err Rra’du, 25.

Ibni Ebi Dunja citon Fudajl Ibni Ijjadin të ketë thënë: “Allahu i shpalli disa profetëve: Nëse më kundërshton – bën mëkat ai që më njeh, do t’ia mbizotërojë atë që Ma nuk më njeh (armikun Tim dhe të tij)”.

Muhammed El Bejhekiu ka thënë se kjo pjesë nuk është hadith porse është një urtësi me kuptim të mirë.

5. Mos gjykimi me Kur’an.

Distancimi nga Kur’ani natyrisht se për pasojë ka pasur mendimet e ndryshme, të cilat pjellë kane patur ideologjitë antifetare për çka edhe sot kanë krijuar një aradhe liderësh që shajnë e fyejnë, mashtrojnë e korruptojnë, madje në raste të caktuara edhe duke ligjësuar këto “të bëma” antinjerëzore. Ligjësimi i homoseksualizmit, alkoolit, e shumë dukurive tjera, që Allahu i Madhëruar, Krijuesi i tyre, i cilësoi si të ndaluara, është vetëm një pjesë e atij korpusi famëkeq ligjesh. Ndaj sot në skenën politike sheh se potenciali kryesor është zhvleftësimin e strategjisë së politikanit të partisë tjetër dhe thirrjes për dashuri dhe urrejtje në baza të partisë. Këto janë fetarisht të papranuara ndaj edhe janë shkaqe të destabilitetit në vendet islame. Thotë Allahu i Madhëruar: “... E kush nuk vendos sipas asaj që zbriti All-llahu, ata janë mizorë (të padrejtë)”. El Maide, 45, “...E kush nuk gjykon sipas asaj që All-llahu e zbriti, të tillët janë mëkatarë të dalë jashtë rrugës së Zotit.”. El Maide, 47.

Mendoj se pas këtyre fjalëve që dëgjuam, pas këtyre këshillave që morëm, pas këtyre mësimeve profetike që përfituam, pyetja “përse jemi kështu e përse na ndodhë kjo?” më nuk duhet të jenë në agjendën tonë. Qasja problemit me synim të zgjidhjes së tij dhe vullneti për reformim shpirtëror duhet të jenë pikat kryesore në ranglistën e veprimtarive tona.

O Zoti ynë! Ne i bëjmë padrejtësi të mëdha vetvetes sonë andaj na mëshiro e na fal, ndryshe, do të jemi të shkatërruar!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.swidin.albanianforum.net
Share this post on: reddit

PËRSE KËSHTU? :: Komentet

No Comment.
 

PËRSE KËSHTU?

Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

 Similar topics

-
» Përse lëkura thahet ?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
SwiDin forum :: Feja Islame :: Tregime Islame-
Kërce tek: