Shëndetit të lëkurës i përshtatet gjendja e mirë e tërë organizmit, mungesa e stresit, ushqimi i rregullt, me shumë vitamia dhe minerale dhe përkujdesi i rregullt. Shkaku më i shpeshtë i tharjes së lëkurës është mungesa e seleniumit të cilin e prodhojnë gjëndrat yndyrore, andaj vie deri te ngrehja, zbokthi dhe paraqitja e rrudhave që në rini.
Mungesa e vitaminave elementare në organizëm, marrja e pamjaftueshme e lëngjeve, gjithashtu rezulton me tharjen dhe dehidratimin e lëkurës. Mirëmbajtja jo e rregullt dhe jopastrimi për çdo ditë i lëkurës së fytyrës, shkakton mbylljen e poreve dhe aknet.
Elasticiteti natyral dhe rezistenca e lëkurës mund të jetë e rrezikuar nën ndikimin e erës dhe ajrit të nxehtë, duhanit, alkoolit, diellit dhe shfrytëzimi i preparateve kozmetike jokualitative.
Me kusht që ndryshimet në lëkurë nuk janë shkaktuar si manifestim i stresit, lëkurën mund ta mbajmë me sukses nën kontroll ose ta shërojmë plotësisht.
Shëndetit të lëkurës i kontribuon gjendja e mirë e tërë organizmit, mungesa e stresit, ushqimi i rregullt përplot vitamina dhe përkujdesi i rregullt.
Nga vitaminat që janë me rëndësi për lëkurë do t’i përmendim disa:
Vitamina A - ka në karrotë, majdanoz, kajsi dhe perime të gjelbërta. Mungesa e këtij vitamini mund të shkaktojë ndryshime në lëkurë dhe dobësi të organizmit.
Vitamina B6 - ka në lakër, grunaje, patate dhe banane. Mungesa e këtij vitamini shkakton ndryshime në lëkurë dhe dobësi të organizmit.
Vitamina C - gjindet në perimet e gjelbërta, patate, kivi, limon, spec dhe kaqa. I domosdoshëm është për metabolizmin e qelizave, mbylljen e plagëve, eshtrave, krijon kolagjenin dhe mbrojtjen e organizmit.
Vitamina E - gjindet në vajin e ullirit, perime, arra, bajame, lajthia, grunaje dhe kikiriki.
Vitamina F - burim natyror janë: elbi, kikiriki, grunajet, farat e lulediellit. Mungesa e kësaj vitamine shkakton akne, ekzeme, fundërrimin e kolesterinës dhe problem me shëndetin e lëkurës dhe flokëve.
Edhe një këshillë për fund: Rritni marrjen e zinkut në organizëm. Ushqimet që kanë shumë zink janë: grunajet, kërpudhat, soja, spinaku dhe rrushi. Zinku ndihmon në mbajtjen e barazpeshës së kolagjenit dhe elastinës në lëkurë.