ES-SELAMU ALEJKUM UE RAHMETULL-LLAHI UE BERAKATUHU.
Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka te adhuruar tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
"O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!" (Ali Imran: 102)
"O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju." (En-Nisa:1)
"O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh." (El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë - udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu 'alejhi ue ala alihi ue sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid'at dhe çdo bid'at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr.
Rëndësia.
Sigurisht që nuk mund të ketë një thënie më të rëndësishme dhe më të madhe se sa: LA ILAHE IL-LALL-LLAH ( nuk ka Zot tjeter i cili meriton te Adhurohet me te drejte, perveç All-llahut s.u.t.)
Kjo është thënia e deklarimit të besimit në teuhidin (njëshmërinë) e All-llahut s.u.t, i cili është vija ndarëse ndërmjet imanit (besimit) dhe kufrit (mosbesimit). Ky ishte mesazhi i të gjithë të Profetëve të mëparshëm.
All-llahu s.u.t. Vetë e thekson rëndësinë e kësaj thënie në Kur’an duke thënë:
Atëherë, dije se nuk ka Zot tjeter pos All-llahut … Muhammed: 19).
Thotë All-llahu s.u.t:
Ai është All-llahu, nuk ka Zot pos Tij … Ta Ha: 8.
Thotë All-llahu s.u.t:
All-llahu vërtetoi se nuk ka zot tjetër përveç Tij, edhe engjëjt e dijetarët. Ali Imran: 18.
Thotë All-llahu s.u.t:
Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër; vetëm Ai, që e di të fshehtën dhe të dukshmen, Ai është Mëshiruesi, Mëshirëbërësi! Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër përveç tij … Hashr: 22-23.
Kjo thënie është obligim për një mosbesimtar që të bëhet musliman, dhe kështu që nga momenti që një person e shqipton me besim të plotë, pasuria dhe jeta e tij janë të garantuara në këtë botë. Ajo bëhet obligim për ç`do person i cili dëshiron t'a kuptojë fenë islame, t’ia kuptojë meritat, kuptimin, principet, kushtet dhe vëndin që zë kjo fe në jetë.
Përmendja e All-llahut s.u.t. (dhikri) është një nga urdhërat më të rëndësishëm të All-llahut s.u.t. Këtë urdhër Ai e ka dhënë me anë të shumë ajeteve të Kur’anit, veçanërisht pas obligimeve të tjera shumë të rëndëshishme fetare:
Thotë All-llahu s.u.t:
Nuk është mëkat për ju të kërkoni begati nga Zoti juaj (të bëni ndonjë tregti gjatë haxhit). E kur të derdheni (hiqeni) prej Arafatit, përmendeni All-llahun në vend të shenjtë (Muzdelife), përmendeni Atë, ashtu si u ka udhëzuar Ai, sepse më parë ishit të humbur. Bekare: 198.
Thotë All-llahu s.u.t:
E kur t'i kryeni detyrat tuaja, përmendeni All-llahun sikurse i përkujtoni prindërit tuaj, bile përmendeni edhe më fortë. Bekare: 200.
Thotë All-llahu s.u.t:
Vërtet, vetëm Unë jam All-llahu, nuk ka zot tjetër pos Meje, pra Mua më adhuro dhe fal namazin për të më kujtuar Mua.
Rruga më e mirë për të përmendur All-llahun s.u.t., na përshkruhet e Pejgamberit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ku ai thotë:
….......... Deklarata më e mire që më është dhënë mua dhe Profetërve të tjerë para meje ishte: “ Nuk ka Zot tjeter i cili meriton te Adhurohet perveç All-llahut, Ai është i Vetëm dhe nuk ka partner. Atij i përket pronësia (e gjithçkaje) dhe Atij i përkasin të gjitha lutjet dhe Ai ka fuqi absolute mbi të gjitha gjërat.
Pejgamberi (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) thote:
Forma më e mire për të përkujtuar All-llahun s.u.t. është të thuash LA ILAHE IL-LALL-LLAH.
Të gjitha pikat e mësipërme ndriçuan rëndësinë e shehadetit të cilën do të përpiqemi t’a shpjegojmë më në detaj, në mënyrë që të qartësohet më shumë kuptimi i saj.
Vendi që zë fjala LA ILAHE IL-LALL-LLAH në jetën e Muslimanit.
Kjo fjalë përmendet ç`do ditë nga ai në:
a. Gjatë thirrjes së ezanit.
b. Në fillim të namazit.
c. Gjatë teshehudit.
d. Gjatë kohëve të dhikrit, para e pas namazit, natën vonë dhe herët në mëngjez.
e. Me këtë thënie All-llahu s.u.t. dërgoi të gjithë të dërguarit e Tij.
f. Njerëzit do të pyeten për të dhe për obligimet e saj.
g. Përmendet kur shpatat e muslimanëve lëshohen për në xhihad.
h. Pyetje e parë në varr do të jetë rreth kësaj thënie.
i. Eshtë çelësi për në xhennet.
j. Ajo është për çfarë muslimanët janë urdhëruar të ftojnë, siç thuhet në hadithin e Muadhit (radiall-llahu anhu) ku i Dërguari i All-llahut (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) i ka thënë:
Ti do të kesh të bësh me popuj që u është dërguar libri (të krishterë e çifutë) dhe gjëja e pare për t’i thirrur ato është deklarimi LA ILAHE IL-LALL-LLAH …
Tra: Imam Bukhari.
Vlera e Shehadetit.
Nga Ebu Seid El-Khudri transmetohet se Pejgamberi (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ka thënë:
Musa (alejhi selam) tha, O Zot më mëso mua diçka me të cilën unë të të kujtoj Ty dhe me të cilën të të lutem. Ai (All-llahu) tha: Thuaj LA ILAHE IL-LALL-LLAH o Musa. Musa alejhi selam tha: Të gjithë shërbëtorët e Tu e thonë këtë. All-llahu tha: Sikur shtatë qiejt dhe gjithçka ka brënda dhe shtatë tokat të vendosen në njërën anë të peshores dhe LA ILAHE IL-LALL-LLAH në anën tjetër, LA ILAHE IL-LALL-LLAH do të peshonte më rëndë.
Tra: Imam Ibn Hibbani dhe Imam Hakimi, Sahih.
I Dërguari i All-llahut (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ka thënë:
Dhikri më i mirë është LA ILAHE IL-LALL-LLAH.
Gjithashtu ka thënë:
Një person nga ummeti im do thirret pët t’u gjykuar në prezencën e të gjitha krijesave Ditën e Gjykimit. Nëntëdhjetë e nëntë kujtime të veprave të tija do të shpalosen, secila e shtirirë aq larg sa ç’mund të kapë rrezja e shikimit pastaj ai do të pyetet:
A e mohon ndonjë prej prej këtyre veprave?
Dhe ai do të përgjigjet:
Jo o Zoti im.
Ai do të pyetet:
A ke ndonjë justifikim apo ndonjë vepër të mire?
Njeriu do të thotë:
Jo.
Atij do t’i thuhet:
Po ti ke vepra të mira, jo në sasi të mëdha.
Pastaj atij do t’i tregohet një cope letër ku do të jetë e shkruar LA ILAHE IL-LALL-LLAH MUAHAMMEDUN RESULALL-LLAH.
Ai do të thotë:
O All-llah! C`farë letrash dhe kujtimesh janë këto ?
Do t’i thuhet atij: “Asnjë padrejtësi nuk do t’ju bëhet.” Nëntëdhjetë e nëntë kujtimet do të vendosen në njërën anë të peshores dhe letra në anën tjetër. Letra pastaj do të peshojë më shumë se kujtimet (veprat e këqija).
Tra: Imam Tirmidhiu dhe Imam Hakimi, Sahih.
Vlerat e shehadetit, janë përmbledhur nga Imam Ibn Rexhebi (rahimehull-llah) si mëposhtë:
1) Të thuash atë para vdekjes do të pasojë pranimin në xhennet.
2) Eshtë vendstrehim nga zjarri i xhehenemit.
3) Eshtë shkaku për një musliman që të falet (mëshirohet).
4) Eshtë vepra më e mire e veprave të mira.
5) Fshin gjynahet.
6) Kapërcen të gjitha pengesat në mënyrë që të pranohet nga All-llahu, të PlotFuqishmit.
7) Eshtë një një thënie, thënësi i së cilës do të pranohet nga All-llahu s.u.t.
Eshtë thënia më e mirë që na kanë lënë ndonjë here Profetët.
9) Eshtë celebrimi më i mire i lutjeve të lutësit.
10) Eshtë vepra më e mire dhe ajo shumëfishohet në shmë vepra të mira.
11) Eshtë mbrojtje prej shejtanit.
12) Eshtë mbrojtje nga errësira e varrit.
13) Tetë dyert e xhennetit do të jenë të lejuara për thënësine saj.
14) Njerëzit të cilët e thonë atë, sigurisht që do të dalin nga zjarri I xhehenemit edhe n.q.s kanë rënë në të për shkak të kryerjes jo të plotë të obligimeve.