Mendimi islam gjatë historisë është ndeshur me shumë tendenca dhe sfida, siç është çështja e kombit, shekullarizmit, etj. Një nga problemet aktuale të islamit në botë është qëndrimi i tij ndaj globalizmit*. Nocioni i fshatit global, përndryshe, i pari që e ka përdorur, është shkencëtari kanadez, Marshal Mackluhan.
Globalizimi është, para së gjithash, dukuri e sinkronizuar ideologjike, politike, ekonomike, informative, mediale, kulturore..., dukuri dhe lëvizje e unifikimit planetar të botës. Dy koncepte të mendimeve ndryshojnë dhe përcaktojnë aspektet: sociale, politike, kulturore dhe religjioze në relievin bashkëkohor të botës: globalizmi në njërën anë dhe individualizmi e pluralizmi në anën tjetër. Këto, janë dy koncepte të cilat sot vërehen në mediat e fuqishme, si të Perëndimit ashtu edhe të Lindjes - koncepti i globalizimit dhe koncepti i konfliktit të civilizimeve. Shumëçka është thënë për aventurat e njeriut të shekullit 20, i cili është i njohur me përdorimin e energjisë atomike dhe fluturimit në gjithësi. Megjithatë, ekziston një përvojë e re nga kuptimi i vërtetë me të cilin përballet njeriu i shekullit 20 dhe 21, përvojë me të cilën të parët e tij nuk janë përballur. Kjo s’është përvoja e udhëtimit nga një kontinent në tjetrin, por udhëtim nga një hapësirë religjioze në tjetrën. Sot, të gjithë besimtarët në Zot disponojnë me të gjitha këto bomba: krishterët, jevrejët dhe myslimanët. Andaj, procesi i sotshëm i valëvitjes së globalizimit duhet të ishte në kontekstin e lindjes së ideologjisë planetare, mirëkuptimit dhe të dialogut i cili do të ofronte perspektivën e lindjes së shpëtimprurësit. Parashtrohen shumë pyetje dhe dilema: Cili është roli i Zotit në botën globale? A munden religjionet të projektojnë sistem botëror të vlerave? A do ta humb religjioni autoritetin e vet? A çon globalizmi në dobësimin e identitetin fetar? E veçmas është me rëndësi se: A ekziston shansi për përfitimin e rastit për promovimin e idesë së globalizimit nga perspektiva e religjionit?
Ekzistojnë disa lloje të globalizmit, e ndër më të rëndësishmet janë: Globalizmi ekonomik, kulturor, politik, medial, arsimor etj. Në të gjitha aspektet e globalizimit është e pranishme ideologjia e globalizmit, por edhe globalizimi i ideologjisë. Andaj, aspekti ideologjik i globalizmit është më i rëndësishmi, ai është përcaktuesi, i cili mbledh dhe bashkon të gjitha aspektet e tjera të globalizimit. Përmes tij, kryhet homogjenizimi i shijes. Identiteti kulturor dhe përjetimi i botës formësohet nën ndikimet e tilla. Interneti hap dritaret e botës, që jep ndjenjën e përkatësisë të asaj bote globale. Globalizimi i tillë nënkupton shpërndarjen e formës së përbashkët.
Globalizmi është, andaj, edhe problem politik ndonëse merret me procesin e rregullimit botëror dhe të bashkësisë botërore vetëm nga një qendër, i cili nuk është më në stadin e metropolisit* dhe të megapolisit,* por gjithnjë e më shumë në nivel të globalopolisit. Në fakt, njëra nga etapat e globalizimit, ndarjes së botës është nxjerrja e pjesëve të botës nga tërësia e tyre tradicionale, e cila është formuar gjatë njëmijë e më shumë vitesh. Pastaj, procesi i globalizimit botën ashtu të ndarë bashkon në tërësinë e re artificiale, tërësinë hibride, e dizajnuar tani sipas projektit dhe qëllimeve të globalizmit. Ekziston frika e humbjes së vlerave të kulturës personale, por më shumë kjo është pasojë e gjendjes psikologjike të përmbledhura në fjalët: “Humbësi dëshiron të imitojë fituesin.’’ Bota muslimane para Perëndimit kryesisht është tërhequr në vete, në gjendje të cilën Hegel e ka quajtur paqja orientale. Raportet e muslimanëve ndaj globalizmit mund të jenë:
- Në izolim – që nuk shpie kah e mira, sepse globalizmi është rrjedhë e përgjithshme,
- Në asimilim – çka, gjithashtu, nuk shpie kah e mira, dhe
-Integrimi të cilin islami e afirmon.
Ndërlidhja e globalizmit dhe shekullarizimit
Momenti i rëndësishëm është promovimi i tensionuar i globalizimit, që shumë muslimanëve u rikujton vesternizimin*. Problem është shekullarizimi. Nëse globalizimi përcaktohet për shekullarizim atëherë do të jetë vetëm përcjellës i eksploatimit shpirtëror. Ky globalizim i tillë nuk dallohet nga kolonializmi, me atë që globalizimi imponon shekullarizimin i cili nuk paralajmëron besimin në Zot. Andaj lypset të punohet në shpirtërimin e procesit të globalizimit. Globalizimi askund nuk do të ketë sukses po qese e harron Zotin, sepse vetëm Zoti mund të na shpëtojë. Këtë e porosit edhe Hajdeger. Nëse nuk i pranojmë vlerat shpirtërore të religjioneve tona, si pjesë përbërëse të globalizimit, nëse nuk e pranojmë Zotin për Shpëtimtar, nuk mund ta dimë se kush do të na shpëtojë. Procesi i globalizimit nuk do të ketë sukses nëse atë nuk e përcjellin mësimet e vërteta hyjnore.
Shekullarizmi projekton sistemin e mbyllur në botë dhe sistemin absolut të vlerave. Komponentët e shekullarizmit janë regjenerimi i natyrës, desakralizimi* i politikës dhe dekonsekrimi* i vlerave. Me termin regjenerim i natyrës (termi është marr nga sociologu gjerman Max Weber) nënkuptohet lirimi i natyrës nga parashtresat religjioze. Ashtu që, njeriu natyrën nuk mund të shkatërrojë me veprën e Zotit. Nën termin desakralizim i politikës nënkuptohet eliminimi i legjitimitetit sakral të fuqisë politike dhe të pushtetit, e që është parakusht për ndryshime politike dhe sociale. Termi dekonsekracimi i vlerave nënkupton kthimin e të kaluarës dhe të relatives, të të gjitha veprave të kulturës dhe të çdo sistemi të vlerave që e përmbajnë religjionin. Qëndrimi i tillë ndaj vlerave kërkon që njeriu të jetë i vetëdijshëm ndaj relativitetit të koncepteve dhe besimit të vet. Ai duhet të jetojë me njohjen që principet dhe kodet etike të sjelljes me kohën dhe ndër gjenerata mund të ketë ndryshime.