Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Falënderimet i takojnë Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin,
familjen, shokët dhe mbarë pasuesit e tij!
Vëllezër!
Paqja, mëshira dhe begatitë e Allahut qofshin mbi ju!
Juve po ua përcjellim këtë tregim mahnitës, qe te bën te qashe dhe qe te zgjon
nga pakujdesia.
A keni vizituar varrezat ndonjëherë? Lexojeni pra!
Një njeri rrëfen tregimin e vet e thotë: "Gjysme ore nën toke"
sigurisht se ose i çmendur ose ka ndonjë fatkeqësi…E vërteta është se mua më ka
ndodhur një fatkeqësi, dhe çdokush qe me ka pare ne atë kohe te vone te natës
duke kaluar muret e varrezave sigurisht se ka thënë: Ose i çmendur ose ka
ndonjë fatkeqësi.
* * *
Fillimi im zë fill tek Sufjan Thevriu, për te cilin lexova se kishte një varr
te hapur ne shtëpi, ne te cilin shtrihej kohe pas kohe dhe thirrte: رب ارجعون
رب ارجعون O Zoti im! Me kthe prape ne dunja! O Zoti im! Me kthe prape ne dunja!
Pastaj ngrihej prej varrit dhe i fliste vetes: Ti u ktheve prape ne dunja andaj
çka do te besh? (A do ta përmirësosh veten apo do te vazhdosh me mëkate)…
Me kaloi namazi i sabahut pa e falur, dhe siç e dini, nëse muslimani dëshiron
te jete i sinqerte, humbja e namazit te sabahut për te paraqet-shkakton një
problem shpirtëror, qe nuk e le te qete gjate tere ditës.
Gjeja e njëjtë me ndodhi edhe te nesërmen. Thashë: Patjetër se diç me ka
ndodhur. Pastaj kjo gjë sikur mu be rutine. E pashe se me duhet patjetër te
ndalem me vetveten time, qe ta edukoj atë, ne mënyrë qe te mos shoqërohet me
mëkate e te shkoje kështu ne ferr. Vendosa te hyj ne varr qe te jete një lloj
edukimi për te. Patjetër se duhet t'i braktise mëkatet dhe ta dije se varri
është banesa dhe shtëpia e saj (vetvetes sime-nefsit) aq sa te dëshiroje
Allahu.
Çdo dite i thoja vetes sime se këtë do ta beje nesër por çështja sikur arriti
fundin kur me kaloi prape namazi i sabahut. Thashë: Mjaft më! dhe u betova se
vendosmërinë (nijetin) time do ta zbatoj sonte. Pas mesnate shkova, dhe qe te
mos me shihte askush mendova: A te hyje nga dera por do ta zgjoja potirin e
varrezave apo ndoshta nuk do te jete aty supozova ne vete. Ose a ta kapërcej
murin? Nëse e zgjoj portierin ndoshta me thotë: Eja nesër apo ndoshta edhe më
pengon qe te hyje kështu qe betimi im me humb. Vendosa qe ta kapërcej murin. E
ngrita rrobën time, e mbulova kokën dhe me ndihmën e Allahut u ngrita.
Edhe pse unë me pare, si xhemat (përcjellës i kufomave) kisha qene shume here
ne këto varreza megjithatë mu duk sikur po i shoh për here te pare, dhe edhe
pse ishte nate me hënë jam gati te betohem se nuk kam pare asgjë përveç zi.
Ajo nate ishte e erret, qetësi e frikshme, dhe kështu është heshtja e
varrezave. Shume gjate mendova duke qene unë ende mbi mur. Ndjeva erën e tyre,
po, erën e varrezave, te cilën e dalloj nga një mije erëra tjera. Ere hanuti
(lloj parfumi qe vihet mbi te vdekurin për te mos u kalbur), ere nga e cila
ndihet shija e pastër e vdekjes…
U ula te mendoja për ca çaste, te cilat kaluan sikur te ishin vite. Oj varreza
perse heshtni kaq gjate? Çfarë fshihni ne brendinë tuaj? Gëzim e begati apo
pikëllim e dënim? Çfarë do te thoshin banoret tuaj sikur te me flisnin? Ndoshta
do te ma thonin fjalën e te dashurit tone, Muhammedit, alejhi's salatu ve's
selam: "الصلاة وما ملكت أيمانكم Namazi dhe robërit tuaj (kujdesuni për
ta!)".
Vendosa te zbres poshtë qe te mos me sheh askush ne këtë gjendje ngase po t e
me shihte do te thoshte: Qenka i çmendur ose paska ndonjë dert te madh! Po çfarë derti me te madh ka sesa humbja e namazit te
sabahut disa here.
U lëshova ne varreza dhe menjëherë ndjeva një frike ne zemër. U mbështeta për
muri por nuk e dija se prej çfarë jam duke u ruajtur? E arsyetova veten tim se
kjo është nga frika e ecjes mbi varre. Po
"unë nuk jam frikacak". Apo ndoshta
unë vërtet u frikësova.
Shikova ne anën lindore, ne te cilën janë varret e hapura, te cilat presin
banoret e tyre. Ishte pjesa me e erret e varrezave dhe sikur me thërriste duke
qene e mallëngjyer për mua. Ecja me kujdes neper varreza dhe sa here qe kaloja
një varr pyesja: A thua ky njeri është i lumtur apo i dëshpëruar? I dëshpëruar
për çfarë? Për shkak se nuk është falur apo ka qene këngëtar, lavir…Ndoshta ai,
varrin e te cilit e kalova tani pate menduar se nuk ka me te forte se ai ne
bote, se rinia e tij nuk merr fund kurrë se ai nuk do te vdesë sikur ata qe
vdiqën para tij. Apo ka thënë se ende jam i
ri, ende ka kohe.
I madhëruar qofte Allahu qe ua uli kokën njerëzve me vdekje!!!
Tanimë e shihja udhën dhe u nisa tek caku ku menjëherë filluan te rrahurat e
zemrës te me shpeshtohen. Varrezat janë ne te djathte e ne te majte ndërsa unë
shikoje ne anën lindore. Fillova te bej hapat e pare qe një hap i ngjante një
viti. Ku është shpejtësia e këmbëve te mia? Çfarë i beri te renda ato?
Shpresova qe te mos kishte fare fund kjo distance deri tek varret e hapura
ngase premtimi im duhej te zbatohej atje.
Iu thashë edhe me pare, shume here i kam pare këto varreza por kësaj radhe disi
ishin shume me ndryshe. Ne koke më silleshin mendime te ndryshme, madje sikur
dëgjoja pëshpëritje pas veshëve te mi. Jo, jo, unë me te vërtet i dëgjoja dhe
sikur ndonjë njeri merrte fryme pas meje. U frikësova te shikoj prapa. U
frikësova te shoh njerëz larg duke bere me shenje kah unë.
Iluzione te këqija. Po kush mund te jete ne
këtë kohe?! Sigurisht kjo është një vesves prej djallit por nuk me brengoste
asgjë (edhe po te vdisja) ngase unë e fala namazin e Jacisë me xhemat. Ne fund
arrita tek varret e hapura dhe i pashe ato.
Betohem prape se nuk kam pare me te errëta se ato. Si pata guxim te vij deri
këtu?! Si do te zbres poshtë ne varr? Çfarë me prêt poshtë atje? Mendova qe te
mos e përmbush premtimin tim dhe ne vend te kësaj si shpagim te agjëroj tri
dite. Jo i thashë vetes sime. Erdha deri këtu e tash te mos hyje. Duhet ta
përmbush premtimin por nuk do te zbres tash për tash. Do te ulem pak jashtë qe
te qetësoj pak shpirtin tim. Çfarë errësire e madhe? Sa i ngushte ishte ai
varr? Si ka mundësi qe kjo grope e vogël te jete kopsht prej kopshteve te
Xhennetit?!
Subhanallah (i Madhëruar qofsh o Allah!)
Nata filloi te ftohej ngapak. Ndoshta kjo nuk është shkak i natës por i frikës
dhe rrëqethjes ne zemrën time nga shikimi i këtij varri. A është ky zëri i
erës? Nuk është ere dhe nuk po shoh aspak pluhur ne ajër? Ndoshta kjo është një
vesves tjetër. Kërkova mbrojtje tek Allahu nga djalli i mallkuar.
E morra batanijen dhe e shtrova ne toke ndërsa këmbët e mija i mblodha afër
gjoksit dhe mendoja rreth varrit. Ky është vend qe nuk mund t'i ikësh.
Subhanallah (i Madhëruar qofsh o Allah!)
Ne punojmë qe te kemi çdo gjë ndërsa ky është fundi jone?! Asgjë. Sa shume jemi
kacafytur, sa shume kemi përgojuar, sa namazin e kemi lënë e sa këngën e kemi
preferuar ndaj Kur'anit? E keqja e se keqes është se ne e dimë se varri është
fundi ynë dhe edhe pse Allahu na e ka tërhequr vërejtjen për këtë ne prape
harrojmë ose shtiremi sikur nuk e dimë.
E ktheva fytyrën drejt varrezave dhe iu fola me zë te ulet por u frikësova qe
ndonjëri prej tyre te ma kthente përgjigjën. O njerëz te vdekur! Vare keni?
Perse nuk flisni? Ku i keni zërat? Ku i keni djemtë? Ku i keni pasuritë? Ku e
ku? Si është llogaria? Me rrëfeni për ngushtësinë e varrit? A i thyen eshtrat?
Me rrëfeni për Munkirin dhe Nekirin? Me rrëfeni për gjendjen tuaj me krimba?
Subhanallah (i Madhëruar qofsh o Allah!)
Neve nuk na pëlqen ushqimi i freskët kur na sjell familja ndërsa sot ne jemi
ushqim i dikujt tjetër. Patjetër me duhet te zbres ne varr. U ngrita duke u
mbështetur ne fuqinë e Allahut dhe zbrita me këmben e djathte. E shtrova
batanijen time dhe e vendosa kokën aty. Mendova çfarë do te ndodhte sikur,
befasisht, te me hidhej dheu përmbi? Çfarë do te ndodhte sikur varri te me
shtrëngonte për një çast? U shtriva ne krahë te djathte dhe mbylla sytë qe te
me qetësohej zemra ime dhe te mos dridhej me trupi im.
Sa vend i vështirë duke qene gjalle por si do te jete kur te jesh i vdekur? Thashë
te shikoj ne Lahd (gropën e vogël ne fund te varrit, ku vendoset i vdekuri)
Ishte përskaj meje. Pasha Allahun nuk di te ketë diç me te erret se ai! Edhe
pse ai është i mbuluar nga brenda megjithatë mua sikur me vinte një ere e
freskët prej aty. A është kjo ere e ftohte apo te ftohte nga frika. U frikësova
ta shikoj se mos ndoshta dy sy te xixëlluar do te duken ne errësirë dh do te me
shikojnë me vrazhdësi. Apo mos po shoh fytyre
te ndonjë njeriu, te cilën e kane mbuluar shenjat e vdekjes, i cili shikon lart
duke mos me vërejtur mua fare. Apo mos është
duke ndodhur ajo qe me pat treguar një hoxhe qe varroste te vdekurit se njëherë
atij i kishte rene duke e varrosur një te vdekur te shoh një njeri me sy te
fryre, te nxjerrur jashtë dhe duke i dale gjak për hunde. Sikur te kishte qene
i goditur me çekan, i cili po ta godiste një kodër do ta shkatërronte. Tere kjo
si shkak i lënies se namazit…
Vendosa te mos shikoj ne Lahd. Nuk kam force dhe guxim te shikoj diç nga këto
qe i përmenda. Ani pse e dija se ai ishte i zbrazet, megjithatë këto mendime me
pengonin qe te shikoja ne te drejtpërdrejtë ne te edhe pse mundohesha ta vidhja
me bisht te syrit.
Përkujtova fjalën e Muhammedit, alejhi's salatu ve's selam: " لا إله إلا
الله إن للموت سكرات Nuk ka zot përveç Allahut! Vërtetë vdekja ka agoni!".
E paramendova trupin time se si do te dridhet fuqishëm, si do te mundohem ta
kthej atë prape, si do te qajnë familja rreth meje. Ku është mjeku? Ku është
mjeku? Thotë Allahu:
"فلولا إن كنتم غير مدينين ترجعونها إن كنتم صادقين
Dhe përse, nëse ju nuk jeni përgjegjës (për vepra), 87. (përse) Nuk e ktheni
atë (shpirtin të mos dalë)". (Vakia, 86-87)
I paramendova miqtë se si me bartin duke thënë: La ilahe il-la Allah! I
paramendova se si me bartin duke ecur shpejt drejt varrezave. E paramendova një
shok, qe ka dëshirë te jete i pari, qe me zbret ne varr. Paramendoja se si iu
thotë te tjerëve: Keni kujdes qe ta vendosim mire. Beni
gati dërrasat. E paramendova Ahmedin që, si tradite qe e ka, ua sjell një ibrik
me ujë pasi që te vdekurit t'ia keni hedhur dheun përmbi. E paramendoja Hoxhën
tone qe iu thotë njerëzve: Lutuni për te ngase vëllai juaj pyetet tani ne varr!
Pastaj çka? Pastaj ata shkojnë dhe me lënë vetëm. Sikur melaiket e ndëshkimit
kur e panë tabutin duke ardhur bërtisnin me zëra te frikshëm dhe ishin ne forma
të tmerrshme. Nuk mund t'iu ikësh. Flasin ndërmjet vete:
A ka qene mëkatar?
Po –përgjigjet tjetri.
A është përcjellës i kufomës apo vet është kufome, qe nuk ka ku te shkoje?
Ai është duke ardhur tek ne –ia kthen tjetri.
Ejani te shkojmë tek ai qe ta dije se Allahu është i Fuqishëm dhe Hakmarrës.
I pashe te me kapnin për krahëve dhe me mbanin me vrazhdësi duke me thënë:
Çfarë te mashtroi qe nuk e fale namazin e sabahut? A një njeri si ti i bën
mëkat Allahut, te cilin vetëtima dhe melaiket e madhërojnë prej frikës prej
Tij?! Ti nuk do te shpëtosh sot prej nesh. Bërtit sa te duash ngase askush nuk
te përgjigjët. Fillova te bërtas: رب ارجعون رب ارجعون O Zoti im! Me kthe prape
ne dunja! O Zoti im! Me kthe prape ne dunja! Sikur dëgjova një fjale prej
qiellit qe lëkundi varrin time dhe qe e mbushi te tërin pesimizëm:
" كلاّ إنها كلمة هو قائلها ومن ورائهم برزخ إلى يوم يبعثون
Kurrsesi, (kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që e thotë ai, e ata kanë para
tyre një perde (distancë periodike) deri në ditën kur ringjallen".
(Mu'minun, 100)
Qava aq sa deshi Allahu e thashë: Falënderimi i takon Allahut te boteve! Ende
ka kohe qe te pendohem. Kërkoj falje tek Allahu i Madhëruar. U ngrita i
rraskapitur duke e mësuar dobësinë time prej njeriu. E mora batanijen, ia
shkunda dheun e varrit dhe u ktheva duke thënë: I Madhëruar qofte Ai, qe me
vdekje ua uli kokën tiranëve!
Ai qe mendon se jeta e kësaj bote është epsh e dëfrim le ta braktis namazin dhe
le te beje çfarë te doje por fundi i tij është prape tek Allahu. Thotë Allahu:
" أفحسبتم أنما خلقناكم عبثا وأنكم إلينا لا ترجعون
A menduat se Ne ju krijuam kot dhe se ju nuk do ktheheni te Ne?".
(Mu'minun, 115)
Le te dëfrehet e te thotë se dikur do te pendohet por le te mos harroje se atë
do ta gjykoje Allahu.
Mjere për atë që do ta ketë gjykues Allahun e nuk është përgatitur!
Mjere për atë që nuk i është përmbajtur udhëzimeve të Tij dhe nuk i ka
interesuar fare dënimi i Tij!
Iu pyes për Zotin çfarë iu beri te mos iu frikësoje ky ajet:
" وَإِذْ قُلْنَا لَكَ إِنَّ رَبَّكَ أَحَاطَ بِالنَّاسِ وَمَا جَعَلْنَا
الرُّؤيَا الَّتِي أَرَيْنَاكَ إِلاَّ فِتْنَةً لِّلنَّاسِ وَالشَّجَرَةَ
الْمَلْعُونَةَ فِي القُرْآنِ وَنُخَوِّفُهُمْ فَمَا يَزِيدُهُمْ إِلاَّ
طُغْيَاناً كَبِيراً
Përkujto, kur Ne të thamë: "Zoti yt ka përfshirë (me dijen e Vet) të
gjithë njerëzit (e di që këta nuk besojnë edhe në ju sjellësh mrekulli). E atë
pamjen tënde që ta treguam (natën e Miraxhit) dhe pemën e mallkuar (të
përmendur në Kur'an), nuk i bëmë për tjetër vetëm se sprovë për njerëz. Ne i
frikësojmë ata (idhujtarët), po nuk u shton ai tjetër vetëm se rebelim të
madh". (Isra, 60)
O Zoti im! Unë kumtova andaj dëshmo!