1. Mësova se mendja është si ara, ku çdo ide që e mendojmë për një kohë të gjatë është njësoj si ujitja. S'ka dyshim se do të korrim vetëm atë që kemi mbjellë nga mendimet tona pozitive ose negative.
2. Mësova se në shkollë dhe në universitet mësojmë gjëra, pastaj ballafaqohemi me provime; kurse në jetë ballafaqohemi me provime, pastaj mësojmë gjëra.
3. Mësova se një bisedë e thjeshtë apo dialog i shkurtër me një njeri të urtë është si të studiosh një muaj.
4. Mësova se nuk është me rëndësi për ty se ku gjendesh tani, por me rëndësi është se për ku je nisur të shkosh.
5. Mësova se më mirë është për njeriun të ecë si breshkë në rrugën e vërtetë, sesa si një dre në rrugën e gabuar.
6. Mësova se shpesh humbja e betejës të mëson se si fitohet lufta.
7. Mësova se ekzistojnë shumë njerëz që kërkojnë dituri, por prej tyre pak janë të kulturuar.
8. Mësova se çelësi i dështimit është të mundosh kënaqjen e çdo personi që njeh.
9. Mësova se nuk duhet ta matësh veten me atë që ke arritur deri tani, por duhet ta matësh me atë që duhet të arrish në të ardhmen, duke krahasuar aftësitë e tua.
10. Mësova se njerëzit që më së shumti na dëmtojnë janë personat që u kemi dhënë gjithë besimin tonë, për arsye se, me njohjen e fshehtësive tona, ata i përdorin kundër nesh atëherë kur ne kemi mospajtim me ta, e kjo padyshim është tradhti.