Sa herë që e trazojnë fatkeqësit asaj i shtohet fuqia dhe qëndrueshmeria.
Sa herë që e prek zjarri ajo shkëlqen edhe me tepër si ar i pastër.
Sa herë që atë e godasin trazirat asaj i rritet qëndrueshmeria dhe e vazhdon qëllimin e saj me një besnikëri që i trondit edhe malet e palekundshme.
Sa herë që e rrethojnë atë thikat e urretjës i rritet shendeti.
Si një farë (e mbjellë) e cila lëshon filizin, pastaj e forcon atë dhe ai pastaj qëndron vetë në trungun e vet duke i mahnitur mbjellësit, që Ai t’i tërbojë mosbesimtarët me anë të tyre. [El-Fet-h. 29]
Nuk e teprojmë nëse themi se nuk ka fazë prej fazave të historisë, që i është ashpersuar dinakëria kundër kësaj feje dhe janë sulur armiqtë nga çdo vend dhe ngacemojnë ngacmuesit se sa faza e tanishme. Dëshirojnë që t'ia humbasin Islamit çdo mundesi vepruese dhe të kthehet në barrë të lehtë pa asnjë fuqi e mundesi.
Ata perpiqen të thajnë burimet i da'wes, levizjes, edukimit, mendimit dhe ekonomisë, ashtuqë mos t'i mbesë kësaj feje absolutisht asgjë.
Ata po mledhin miq e armiq dhe thërrasin nga çdo vend me moton: Gjymtojeni këtë gjigant…! Përpiquni ta përkufizoni atë që ta zhvishni prej çdo mundesie vepruese dhe ta bllokoni atë nëpër qeli e burgje e xhamia dhe të mos marr jetë më kurrë e asnjëherë...!
Fondet financiare, organizatat bamirëse, aktivitetet e da'wes dhe shkollat fetare, që të gjitha duhet të mbyllen dhe të vedoset në dyert e tyre dyell i kuq, që të mos guxojë askush që t'i thyej drynat dhe të hyjë!
Ne pamje të parë, me shikim të shpejtë, me llogari të padjallëzuar duket se Islami është m'poshtur dhe atë e ka marrë një kthim i kundert në historinë e tij. Mirëpo, realiteti është krejtësisht i kundërt.
Islamit i është rritur lartësia dhe shtrirja e tij.
Ai që në fillim ka ndritur dhe gjithherë qe pat pengesa dhe mundime ishte aktiv dhe frytdhënës.
Do të qendrojë ky artikull me një hallkë të vetme prej hallkave të suksesit Islam mbi dinakrine e komplotet e thurrura kundra tij. E kjo është hallka e përhapjes së tij në vendet përendimore.
Numri i përsonave që kanë pranuar Islamin në shtetët e bashkuar të Amerikës gjatë pesë vitëve të fundit është më i madh se sa pesë vitet e mëparshem. Kjo është një statistikë e deklaruar nga Kanadaja.
Ata dëshirojnë të dinë rreth kësaj feje dhe sapo e njohin atë binden me argumentet e saja dhe deklarojne përkatësinë e tyre në të.
Sepse ajo ka fuqi të çuditshme, terheqese dhe e trajton ate me senqeritet e objektivitet.
Ajo ështe fe e atyre që logjikojnë me plotkuptimin e fjalës e nuk fsheh asnjë çështje që ka të bëjë me mendjen e logjiken në mënyre absolute.
E njejta gjë ndodhë edhe në Evrope. Nuk kemi mundesi të ndjekim në detaje këto statistika. Por, në vend të saj mjafton që të hedhim një shikim sipërfaqësor.
Nën titullin: "Belgjika mbanë mesatarën më të lartë të njerzëve që kanë pranuar Islamin në Evropë", që është publikuar në faqën islam "Islam online" me datën 26 Shkurt 2006.
Në kafenenë që gjindet në rrugën Limunih në qëndër të kryeqytetit të Belgjikes-Brukselit, përqendrohet shumica e Arabëve.
Të rinjtë muslimanë, që dëshirojnë të martohen shumë herë përdorin një fjalë popullore marokiane: "xhebit'ha", e cila ka për qëllim kthimin e belgjikjanëve në Islam si kusht për t'u martuar me ta.
Por, ky nuk është shkaku i vetëm dhe kryesor për pranimin e Islamit të belgjikjaneve. Delegati i "Islam online" në Bruksel thotë se: Dukuria e perqafimit të Islamit nuk kufizohet vetëm në të rejat belgjikjane, por edhe në të rinjtë belgjikan.
Kjo dukuri e shtyu gazetën Belgjikane "Luswar" ta quaj këtë realitet "Kembana e Alarmit". Kjo gazetë e publikuar me datë 18 Shkurt 2006 ka përmendur se llogaritjet e bëra konstatojnë se numëri i belgjikanëve, që kanë përqafuar Islamin në pak vitet e fundit arrin afersisht në 40 mijë dhe kjo shifër është mesatarja me e larte në Evrope, pikërisht kur e krahasojmë me numërin e banorëve që është 10 milion banorë.
Kjo dukuri i ka shtyrë ekstremistat e djathte belgjikane që të tërheqë vërejtjen nga martesat e përziera me muslimane, që sipas burimeve të publikuara në gazetën "Luswar" arrinë numëri i përgjithshem i muslimaneve belgjikane në 450 mijë.
Xhirum Franso - 27 vjeçar, njëri nga përqafuesit e rinj të Islamit, në një takim të tij me webfaqën "Islam online", datë 20 Shkurt 2006, tregon se ai ishte martuar me marokianen pasiqë e kishte përqafuar Islamin, dhe se shkak i pranimit të Islamit para 7 vitesh nuk ka qenë dëshira për t'u lidhur me muslimanën marokjane. Por, shkak ishte kërkimi i tij për "ngopjen e shpirtit dhe realitetit fetare. Ky është fakti i vetëm që e solli atë në Islam.
Sa për sekretin e perqafimit të Islamit Xhirum thotë se ajo është fe pa ndërmjetësuesa, dhe shton: "Kjo është ajo çka unë kërkoja.
Dhe kur shqiptova Fjalën e deshmisë, fillova namazin dhe u martova me një muslimane. Ndjeva në brendësinë time se unë gjithmone kam qenë musliman."
Dëshirat për të qënë një musliman që para se të bëhej musliman e çuan edhe Fransus Klarinfal – 47 vjeçarë, që ta pranojë Islamin.
Ai thotë se të ecurit e tij drejtë Islamit ishte një ecje për të kërkuar të vërtetën.
Klarinfal pati kaluar ndryshime të shumta në jetën e tij. Nga simpatizant i katolicizmit, aktivist në partinë komuniste, deri në ateizem, dhe s'ka gjetur gjë që ia përmbush dëshirat shpirtërore perveç Islamit, ku thotë: "Kur e zbulova Islamin u ndjeva se unë arrita në shtëpinë time e në familjën time.