"Leximi i Ajetit Kursi pas cdo namazi
Transmetohet nga Ebu Hurejra [radijallahu anhu] se i Derguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thene: “Kush e lexon ajetin Kursi pas cdo namazi nuk e pengon kete njeri per t'u futur ne xhenet pervec se vdekja.” [transmeton Nesaiu]...
2. Thenia e Shehadetit pas cdo abdesi
Transmetohet nga Omer Iben Hatabi [radijallahu anhu] se i Derguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thene: “cdonjeri prej jush, qe merr abdes e me pas thote “(Esh-hedu En La ilahe il-lallah ve Enne Muhammeden Abduhu Ve Resuluhu) Deshmoj se nuk ka te adhuruar meritor tjeter pos Allahut dhe se Muhamedi eshte rob dhe i derguari i Allahut, do t’i hapen tete dyert e xhenetit e do te futet nga cila dere deshiron.”
3. Te kerkuarit nga Allahu xhenetin
Transmetohet nga Enesi [radijallahu anhu] se i Derguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thene:“Kush kerkon nga Allahu [subhanehu ve teala] tri here xhenetin, xheneti do te thote: “O Zot, fute kete njeri ne xhenet!” Ndersa kush kerkon tri here mbrojtje prej zjarrit te xhehenemit, xhehenemi do te thote: “O Zoti im, largoje kete njeri nga zjarri!”
4. Kerkimi i diturise
Transmetohet nga Ebu Hurejra [radijallahu anhu] se i Derguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thene: “Ai i cili merr rrugen per te kerkuar dituri, Allahu do t’ia lehteson rrugen per ne xhenet.”
5. Mesimi permendesh dhe te vepruarit me kuptimin e Emrave te Allahut
Transmetohet nga Ebu Hurejra [radijallahu anhu] se i Derguari i Allahut ka thene: “Allahu [subhanehu ve teala] posedon nentedhjetenente emra. Ai i cili i meson permendesh dhe vepron me kuptimin e ketyre emrave do te hyje ne xhenet.”
6. Falja e namazit te nates
Transmetohet nga Abdullah iben Selami [radijallahu anhu] se i Derguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thene: “Perhapeni selamin, shperndani ushqim, vizitoni farefisin dhe faluni gjate nates kur njerezit jane ne gjume do te futeni ne xhenet me siguri dhe paqe.”
7. Ndertimi i xhamiave
Transmetohet nga Othmani [radijallahu anhu] se e ka degjuar te Derguarin e Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] duke thene: “Kush e nderton nje xhami per hir te Allahut, Allahu [subhanehu ve teala] do t’ia ndertoje nje shtepi ne xhenet.”
8. Haxhi i pranuar
Transmetohet nga Ebu Hurejra [radijallahu anhu] se i Derguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thene: “Umreja deri ne umre i shlyen mekatet, ndersa nuk ka shperblim tjeter per Haxhin e pranuar vetem se xheneti.”
9. Largimi i nje pengese nga rruga
Transmetohet nga Ebu Hurejra [radijallahu anhu] se i Derguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thene: “E kam pare nje njeri duke u shetitur ne luginat e xhenetit, qe shkak per hyrjen e tij ne xhennet ishte nje peme qe e kishte prere ngase iu pengonte myslimaneve.”
10. Falja e namazit
Transmetohet nga Ebu Musa el-Eshari [radijallahu anhu] se i Derguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thene: “Kush e fale namazin e sabahut dhe ikindis do te hyje ne xhenet.”"