SwiDin forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SwiDin forum

Mirë se vini
 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 ***Zgjohu oj rini!***

Shko poshtë 
AutoriMesazh
B£hĄ
administrator
administrator
B£hĄ


Numri i postimeve : 129
Points : 401
Join date : 20/03/2010
Age : 34
Location : ZaKoNiShT → swidin.albanianforum.net

***Zgjohu oj rini!*** Empty
05042010
Mesazh***Zgjohu oj rini!***

***Zgjohu oj rini!*** Riniaislamecom
Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka hyjni tjetër përveç All-llahut, i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij. Salavatet dhe begatitë e Zotit qofshin mbi të Dërguarin e All-llahut, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij dhe mbi gjithë ata që pasuan rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Shejtani për t’i lajthitur besimtarët dhe për ti devijuar përdor dy metoda kryesore:

E para nëse bëhet fjalë për njeri të pakujdesshëm të dhënur pas epsheve dhe mëkatëve shejtani veprimtarinë e tij e koncentron në zbukurimin e mëkatëve duke e larguar prej gjërave që janë të dashur tek All-llahu dhe i Dërguari i tij.

I Dërguari i All-llahut, sal-lall-lahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: Xhen-neti është i rrethuar me gjëra të urejtura kurse zjarri është rrethuar me pasione (gjëra të dashura tek njerëzit) Buhariu (6487) dhe Muslimi (2822)

E dyta: Duke i tërhequr muslimanët e mirë në fushën e rrezikshme të ekstremizmit dhe teprimit në disa gjëra me qëllim të largimit nga rruga e drejtë.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotë: “O ithtarët e librit, mos teproni në fenë tuaj dhe mos thuani tjetër gjë për All-llahun, përveç asaj që është e vërtetë.” (Nisa,171 )

“Thuaju: "O ithtarë të librit, mos e teproni në fenë tuaj jashtë të vërtetës dhe mos shkoni pas epsheve të një populli të mëparshëm që ka humbur, që ka shkaktuar humbjen e shumë të tjerëve dhe që u largua në tërësi prej rrugës së drejtë". (Maide77 )

I Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Ruajuni prej skajshmërisë (teprimit) në fe sepse popujt e mëparshëm i ka shkatërruar skajshmëria (teprimi) në fe. Nesaiu dhe tjerë shih. Silsiletul ehadith es-sahiha nr.1283

Duke punuar në devijimin e tyre shejtani ua zbukuron pasimin e epshit dhe në kokët e tyre instalon sëmundjen e njohur me emrin kuptimi i gabuar i çështjeve të fesë. Kësaj pune shejtani ia bashkon edhe moskonsultimin e dijetarëve të pjekur që do t’ua qartësojnë shenjat në rrugë. Kështu ata mbesin në lajthitjen e tyre të cilën e konsiderojnë të vërtetë.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotë: “…e mos shko pas dëshirave se ato të shmangin prej rrugës së All-llahut.” (Sad,26 )

“…e kush është më i humbur se ai që duke mos pasur fakt prej All-llahut, ndjek epshin e vet? S'ka dyshim se All-llahu nuk udhëzon popullin zullumqar.” (Kasas,50 )

“A atij që vepra e vet e keqe i është hijeshuar dhe e sheh si të mirë (a është i njëjtë me atë që i largohet asaj)? Në të vërtetë, All-llahu e largon nga e vërteta atë që do dhe Ai e udhëzon atë që do…” (Fatir,8 )

“A është i njëjtë ai, që është i mbështetur në argument të qartë prej Zotit të vet, si ai që veprat e tij të këqija i janë hijeshuar dhe ndjekin epshet e veta?” (Muhammed,14 )

“Ai është që ta zbriti librin ty e që në të ka ajete të qarta dhe ato janë bazë e librit, e ka të tjerë që nuk janë krejtësisht të qartë (muteshabih). E ata, që në zemrat e tyre kanë anim kah e shtrembëta, ata gjurmojnë atë që nuk është krejt e qartë për të shkaktuar huti, e kinse kërkojnë komentin e tyre…” (Ali Imran,7 )

Aisheja, radijall-llahu anha, tregon: “I Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e lexoi këtë ajet pastaj tha: Keni kujdes prej atyre të cilit anojnë kah e paqarta sepse ata janë të përmendur në këtë ajet.” Buhari (4547) dhe Muslim (2665) I Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, gjithashtu thotë: “Kujt ja don All-llahu të mirën ia bën të mundshme ta kupton fenë.” Buhari (71) dhe Muslim (1037)

Nga ky hadith kuptohet moskuptimi i drejt i fesë është shenjë e sprovës dhe mosmbështetjes hyjnore. Kuptimi i drejt i fesë është mbështetje prej zotit për robin e tij të cilit ia don të mirën.

Kuptimi i gabuar i fesë ishte shkaku i daljes së Havarixhëve dhe shkaku i armiqësisë së tyre ndaj Aliut, radijall-llahu anhu. Ata tekstet e fesë i kishin kuptuar gabimisht dhe në kundërshtim me kuptimin e sahabëve. Për këtë shkak pasiqë Ibën Abbasi debatoi me të shumica dërmuese u larguan prej qëndrimeve që i patën. Tekstin e kësaj debateje e transmeton Hakimi në Mustedrekun e tij me sened të sakt konform kushteve të Imam Muslimit.

Ibën Abbasi, radijall-llahu anhu, thotë: Ju erdha prej shokëve të Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, prej muhaxhirëve dhe ensarëve që t’ua kumtoj dhe t’ju lajmëroj me atë të cilën ata e thojnë. Në kohën e tyre ka zbritur Kur’ani dhe ata më së miri e dijnë atë të cilën e ka shpallur All-llahu, subhanehu ve teala,. Ajo të cilën ata e bënin ishte shkaku i shplljes së shumë ajeteve e unë sot në mësin juaj nuk shoh asnjë prej tyre. Disa prej tyre thanë: Mos bisedoni me Kureshitët sepse All-llahu në Kur’an për të ka thënë: “…ata janë njerëz ngatërrestarë” (Zuhruf,58 )

Ibën Abbasi, radijall-llahu anhu, thotë: Nuk kisha parë njerëz si puna e tyre, aq shumë bënin ibadet saqë fytyrat e tyre ishin të zbehura nga pagjymsia dhe lodhësia vërehej në gjymtyrët e tyre.

Disa prej tyre thanë: Të bisedojmë me këtë njeri dhe të shohim çfarë do të na thotë. Ibën Abbasi, radijall-llahu anhu, tha: Me tregoni të cilat janë gjëra të cilat ju i kundërshtoni të kushëriri i Pejgamberit dhe tek Muhaxhirët dhe Ensarët? Tre gjëra u përgjigjën. Ibën Abbasi, radijall-llahu anhu, pyeti: Cilat janë ato gjëra?

Thanë: E para e tyre është pranimi i gjykimit të njerëzve në çështjen e All-llahut i cili thotë: ”…vendimi i takon vetëm All-llahut.” (En’am, 57)

E dyta luftoi kundër një ushtrie dhe nuk lejoi që të mirren robër ata që morrën pjesë në atë ushtri e as që lejoi të mirret ganimeti i luftës. Nëse ata kundër të cilët kemi luftuar ishin qafira atëherë këto gjëra i kemi të lejuara e nëse nuk ishin qafira atëherë nuk e këmi patur të lejuar të luftojmë kundër tyre.

E treta: fshiu titullin e vet Prijesi i besimtarëve nga marrëveshja që e bëri. Nëse nuk e sheh vetën si prijes i besimtarëve atëherë ai është prijës i mosbesimtarëve.

Ibën Abbasi, radijall-llahu anhu, pyeti: A keni diç tjetër? Thanë: Na mjaftojnë këto gjëra. Ibën Abbasi, radijall-llahu anhu, pyeti: Nëse unë para juve lexoj diç nga libri i All-llahut, subhanehu ve teala, dhe nga sunneti i të Dërguarit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, që hedh posht qendrimet e juaja a do t’i pranoni? Po - u përgjigjën.

Sa i përket fjalës së parë ka pranuar gjykimin e njerëzve në një çështje e cila i takon All-llahut, subhanehu ve teala, ju përgjigjem me ajetin: “O ju që besuat, mos e mbytni gjahun duke qenë ju në ihram. E kush e mbyt atë me qëllim, atëherë dënimi është therrorimi i një kafshe shtëpiake të ngjashme me atë (të egrën) që e ka mbytur. Për këtë çështje vendosin dy njerëz të drejtë nga mesi juaj…” Për All-llahun ju pyes nëse All-llahu për çështjen e gjahut gjatë ihramit ka pranuar vendimin e dy njerëzve të drejtë pse të mos pranohet kur bëhet fjalë për parandalimin e gjakëderdhjes dhe përmirësimin e marrëdhënieve mes njerëzve?! Po të kishte dashur All-llahu kishte vendosur vet dhe nuk do të linte që për këtë çështje të vendosin njerëzit. Për çështjen e burrit me gruan e tij All-llahu, subhanehu ve teala, thotë: “Nëse i frikësoheni përçarjes mes tyre (burrit e gruas), dërgoni një pari të drejtë nga familja e tij dhe një pari të drejtë nga familja e saj. Nëse ata të dy (ndërmjetësuesit) kanë për qëllim pajtimin, All-llahu ju mundëson afrimin mes tyre (burrit e gruas). All-llahu është i dijëshëm, është njohës i mirë.” (Nisa, 35) nga kjo kuptojmë që ndërmjetësimi i njerëzve është gjë të cilën e ka lejuar All-llahu, subhanehu ve teala. A e përfunduam këtë çështje? Po-u përgjigjën.

Sa i përket çështjes së dytë pse nuk ka marrur robë dhe plaçkë të luftës nga ata me të cilët luftuat do tju përgjigjem: A dëshironi që të robëroni nënën tuaj Aishen, radijall-llahu anha, pastaj të veproni me të ashtu siç vepron pronari me robreshën që e ka nën sundim? Nëse këtë e bëni do të bëni kufr sepse ajo është nëna juaj nese thoni jo ajo nuk është nëna jonë përsëri do të bëni kufr sepse All-llahu, subhanehu ve teala, në Kur’an thotë: ”Pejgamberi është më i ndieshëm ndaj besimtarëve se sa ata ndaj vetë vetvetes së tyre, ndërsa gratë e tij janë në vend të nënave të tyre…” (Ahzab,6 )

Dhe ju shikoni të cilën prej këtyre dy lajthitjeve do të zgjedhni. Të pranishmit shikuan njëri tjetrin. Ibën Abbasi, radijall-llahu anhu, tha: A e përfunduam këtë çështje? Po-u përgjigjën.

Sa i përket pyetjes pse e ka fshirë titullin Prijesi i besimtarëve nga letra e marrëveshjes unë do t’ju tregoj se njeri më i mirë dhe më i ndershëm e ka bërë këtë. A nuk keni dëgjuar rastin kur i Dërgusri i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, shkruanin marrëveshjen e Hudejbijes me Suhejl ibën Amër-in dhe Ebu Sufjanin dhe kur i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha: Kjo është marrëveshja për të cilën janë pajtuar Muhammedi, i dërguari i All-llahut, mushrikët thanë: Jo mos e shkruaj po të të kishim pranur për të Dërguar nuk do të luftonim kundër teje. I dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha: O All-llah ti e din që unë jam i dërguari ytë, pastaj urdhëroi Aliun që të shkruaj: Kjo është marrëveshja për të cilën janë pajtuar Muhammedi i biri i Abdull-llahut. Ibën Abbasi, radijall-llahu anhu, tha: Pasha All-llahun Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, është më i mirë se Aliu, radijall-llahu anhu, dhe fshirja e fjalës Pejgamberi i All-llahut nuk e nxjerri nga kjo gjë me të cilën e ka nderuar All-llahu. Ibën Abbasi, radijall-llahu anhu, tha: 2000 prej tyre u larguan nga qendrimet e tyre dhe u kthyen në rradhat e Aliut, radijall-llahu anhu, kurse të tjerët mbetën në lajthitjen e tyre dhe Aliu, radijall-llahu anhu, luftoi kundër tyre. Hakim (2/150-152)

Nga ky tregim kuptuam që 2000 prej havarixhëve u larguan nga e kota pas shpjegimit prej Ibën Abbasit dhe në këtë kemi mësim që kthimi tek dijetarët është siguri prej sprovave dhe fitneve. All-llahu, subhanehu ve teala, thotë: “…pyetni pra dijetarët nëse ju nuk dini.” (Nahl,43 )

Këtë gjë e verteton edhe rasti i Jezid ibën Fekirit i cili thotë: disa qendrime të havarixhëve na pëlqyen dhe me disa shokë vendosëm të bëjmë haxhin dhe pastaj të dalim dhe të luftojmë kundër njerëzve. Kur isha në Medine e dëgjova Xhabir ibën Abdull-llahin, radijall-llahu anhu, i cili ishte mbëshetetur në një shtyllë të xhamisë se si e përshkruan gjendjen e njerëzve të cilët do të denohen me xhehennem dhe pastaj do të dalin prej tij. Jezidi tha: kur e dëgjova këtë fjalë thash: Vaj për neve a mendoni se ky plak gënjen?! Pasiqë dëgjuam keto fjalë të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i ndryshuam qëndrimet e tona dhe vetëm një prej neve mbeti me ato mendime. Muslim (191).

(Ky njeri ka menduar se të gjithë njerëzit që do të hyjnë në xhehennem nuk do të dalin prej tij dhe për bazë e kanë marrë ajetin “Sa herë që të tentojnë të dalin nga ai, kthehen në të dhe atyre u thuhet: Shijoni dënimin e zjarrit që ju e konsideronit rrenë” ky është mendimi i havarixhëve, kurse Ehli Sunneti është i mendimit që përgjithëherë në xhehennem do të mbesin vetëm jobesimtarët. Pasi që e ka dëgjuar këtë hadith ai dhe shokët e tij janë kthyer në rrugën e vërtetë përpos njërit). Edhe këtu u vërtetuam se kthimi tek dijetarët e pjekur është siguri e vërtetë nga sprovat e entuziazmit të pakontrolluar, mospjekurisë dhe injorancës.

Rrezikun nga ekstremizmi dhe teprimi në çështjet e fesë dhe nga largimi i parimeve të ehli sunnetit shumë bukur na e ka treguar i Dërguari i All-lahut në këtë hadith: Gjëja që për juve më tepër më frikëson është njeriu që lexon Kur’an dhe pasi që në fytyrën e tij fillon të shihet bukuria e Kur’anit e hedh pas shpine librin e All-llahut dhe nuk i përfill çështjet e Islamit. Sulmon fqiun me shpatë dhe e akuzon me mosbesim (e shpall qafir). Thash: O i Dërguari i All-llahut kush prej tyre më tepër meriton të shpallet si qafir akuzuesi apo i akuzuari. Akuzuesi - u përjigj. Buhariu në Tarih, Ebu Ja’la, Ibën Hibbani, El Bezzari shih. Silsiletul ehadith es-sahiha nr.3201

Nuk ka dyshim se koha e rinisë është koha me e rrezikshme që mund të shfrytëzohet nga shejtani në kuptimin e gabuar të çështjeve të fesë. Për këtë shkak edhe një herë potencojmë se kthimi tek dijetarët e vjetër është garancë për njeriun nga lajthitja. Këtu sigurisht i kemi për qëllim dijetarët e sinqertë dhe besnik.

Xhundub ibën Abdullahi, radijAll-llahu anhu, thotë: Gjëja e parë që prishet tek njeriu është barku i tij, pra nëse ke mundësi që të mos hash përpos të pastërtës (hallallit) bëje atë dhe mos lejo që pengesa mes teje dhe xhennetit të jetë një grusht gjaku që e ke derdhur. Buhari (7152)

Ibën Haxheri komentuesi i librit të Buhariut thotë: Kjo fjali është transmetuar edhe si hadith i të Dërguarit, sal-lall-lahu alejhi ve sel-lem, në librin e Taberaniut: E dini se unë e kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut, sal-lall-lahu alejhi ve sel-lem, duke thënë: “Mos lejoni që mes ju dhe xhennetin të cilin do ta shihni të pengojë një grusht gjaku i muslimanit të cilin e keni derdhur padrejtësisht” edhe pse në librin e Buhariut nuk është treguar në mënyrë eksplicite si fjalë e të Dërguarit e ka të njejtën shkallë sepse është prej gjërave që nuk thuhen me llogjikë. Ky hadith është kërcënim prej All-llahut për ata që padrejtësisht vrasin musliman. Fet’hul Bari (13/130)

I Dërguari i All-llahut, sal-lall-lahu alejhi ve sel-lem, thotë: “Ai që del prej Ummetit tim dhe i mbytë të mirët dhe të këqinjët, nuk ruhet nga derdhja e gjakut të besimtarit dhe nuk e çon në vend marrëveshjen nuk është prej meje dhe unë nuk jam prej tij.” Muslim (1848)

Tani do të cekim disa hadithë që nuk janë në Buhari dhe Muslim por të cilët i ka përmbledhur Mundhiriu në librin Et-Tergib vet-Terhib dhe të cilët si të saktë i ka vlerësuar Albani në librin Sahihut-Tergibi vet-Terhib (1/629-634)

El Berau, radijAll-llahu anhu, tregon se i Dërguari i All-llahut, sal-lall-lahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Me të vërtetë zhdukja e dunjasë është më e lehtë për All-llahun se sa vrasja e besimtarit (mu’minit) padrejtësisht, po të kishin marrë pjesë në vrasjen e tij banoret e qijejve dhe tokës, All-llahu do t’i denonte me zjarrin e xhehennemit.”

Në një hadith tjetër të cilin e transmeton Abdull-llah ibën Amër ibën El As, radijAll-llahu anhuma, i Dërguari i All-llahut, sal-lall-lahu alejhi ve sel-lem, thotë: “Me të vërtetë zhdukja e dunjasë është më e lehtë për All-llahun se sa vrasja e njeriut musliman.”

“Vrasja e mu’minit është më e madhe tek All-llahu se sa zhdukja e dunjasë.” Hadithe me këtë kuptim kanë transmetuar Ebu Se’idi, Ebu Hurejreja dhe Ebu Bekrete, radijAll-llahu anhum.

Muaviju, radijAll-llahu anhu, thotë: I Dërguari i All-llahut, sal-lall-lahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: اdo mëkat ka shpresë që All-llahu, subhanehu ve teala, do ta falë përpos njeriut që ka vdekur si mosbesimtar dhe njeriu që ka mbytur besimtarin qëllimisht.”

Të njejtin hadith e ka transmetura Ebu Derda, radijAll-llahu anhu.

Prej Ebu Musaut, radijAll-llahu anhu, transmetohet se i Dërguari i All-llahut, sal-lall-lahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Në mengjez Iblisi i dërgon ushtritë e tij dhe u thotë: Kush do të dëshpërojë sot një musliman do ta kurrorëzoj.

Kur të kthehen i pari do të thotë: nuk u largova derisa nuk u nda prej gruas së tij. Iblisi do të përgjigjet: ske bërë asgjë do të martohet përsëri. I dyti tha: nuk u largova deri sa nuk tregoj mosrespekt ndaj prindërve të tij. Iblisi do të përgjigjet: Ske bërë asgjë së shpejti ai përsëri do t’i respektojë. I treti tha: nuk u largova deri sa nuk bëri shirk. Iblisi do të përgjigjet: Ti je ai, ti je ai. I katërti tha: nuk u largova derisa nuk mbyti njeri. Iblisi do të përgjigjet: Ti je ai, ti je ai, dhe do ta kurrorëzojë.

Në hadithin të cilin e ka transmetuar Ubade ibën Samit thuhet: “Kush e mbyt besimtarin dhe gëzohet me mbytjen e tij All-llahu prej tij nuk do të pranon asnjë punë.” Halid ibën Dehkani thotë: E pyeta Jahja ibën Jahja El Gassaniun: اdo të thotë fjala gëzohet me vrasjen e tij? Ata që luftojnë kur gjërat janë të paqarta dhe mbytet njeriu dhe tjetri mendon se ka vrarë me të drejtë dhe nuk pendohet.

Ebu Se’id El Hudriu rrëfen: I dërguari i All-llahut, sal-lall-lahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Prej zjarrit të xhehennemit do të del një qafë dhe do të thotë: Me janë besuar tre veta: çdo kryelarti kundërshtar, ai që All-llahut i ka përshkruar shok dhe ai që ka vrarë njeri pa të drejtë. Do t’i rrethojë dhe do t’i hudh në thellësinë e xhehennemit.”

Sa i përket atij që gabimisht ka vrarë besimtarin për të është paraparë pagesa e gjakut (dijje) dhe shpagimi (kefaret)

All-llahu, subhanehu ve teala, thotë: “Asnjë besimtari nuk i është i lejuar të mbysë besimtarin tjetër, përpos gabimisht. E kush e mbytë gabimishht një besimtar, ai është i obliguar ta lirojë një rob besimtarë dhe shpagimin (e gjakut) t'ia dorëzojë familjes së tij, përpos në qoftë se ia falin (gjakun familja). Në qoftë se ai (i mbyturi gabimisht) është besimtarë, por i takon popullit që është armik i juaji, atëherë është obligim vetëm lirimi i një robi besimtar…

…e kush nuk ka mundësi (të lirojë një rob), le të agjëroj dy muaj rresht, si pendim (i pranuar) ndaj All-llahut. All-llahu është më i dijshmi, ligjdhënësi më i drejtë.” [Nisa, 92]


Mbi vrasjen e mosbesimtarit gjaku i të cilit është i mbrojtur qëllimisht ose gabimisht

Vrasja e mosbesimtarit i cili është nën mbrojtjen e shtetit islam (dhimmij), e atij i cili ka hyrë me marrëveshje (muahid) dhe e atij siguria e të cilit është garantuar (muste’men) është HARAM. Për mbytjen e tyre ekziston kërcënim me dënim prej All-lahut, subhanehu ve teala.

I Dërguari i All-llahut, sal-lall-lahu alejhi ve sel-lem, thotë: “Ai që mbyt njeriun për të cilin vlen marrëveshja nuk do të nuhas aromën (erën) e xhennetit e cila ndihet prej largësisë dyzet vjeçare.” Buhari (3166) prej Abdullah ibën Amër, radijAll-llahu anhuma.

Ibën Haxheri thotë: Muahed është çdo njeri që ka marrëveshje me muslimanët pa marrë parasysh a bëhet fjalë për marrëveshjen e dhënies së xhizjes, armëpushim apo garancë prej ndonjë besimtarit. Fet’hul Bari (12/259)

“Ai që mbyt dhimmijun (njeriun mosbesimtarë që shtetit Islam i paguan xhizje) nuk do të nuhat; aromën e xhennetit e cila ndihet prej largësisë katërdhjetë vjeçare.” [Nesai - 4750]

Në një transmetim tjetër të Nesaiut [4749] qëndron: “Ai që mbyt dhimmijun (njeriun mosbesimtarë që shtetit Islam i paguan xhizje) nuk do të nuhate aromën e xhennetit e cila ndihet prej largësisë shtatëdhjetë vjeçare.”

I Dërguari i All-llahut, sal-lall-lahu alejhi ve sel-lem, gjithashtu thotë: “Ai që mbyt njeriun për të cilin vlen marrëveshja në kohë kur mbytja e tij është e ndaluar All-llahu ia ka ndaluar hyrjen në xhennet.” Ebu Davud (2760) dhe Nesaiu (4747) me sened të saktë prej Ebu Bekrete, radijAll-llahu anhu. Në transmetimin e nesaiut ka shtojcë: …dhe të nuhatë aromën e xhennetit.”

Ibën Hibbani transmeton të njejtin hadith me ndryshimin: aroma e të cilit ndihet prej largësisë njëqind vjeçare (Sahiht-Tergibi vet-Terhib 2/635) Albani e ka vlerësuar si Sahih li gajrihi (i saktë nëse mirren parasysh gjitha transmetimet).

Për vrasjen gabimisht të njeriut për të cilin vlen marrëveshja, All-llahu, subhanehu ve teala, thotë: “Në qoftëse se ai (i mbyturi) është nga ai popull që keni marrëveshjen me të, atëherë është obligim shpagimi i (gjakut) që i dorëzohet familjes së tij dhe lirimi i një robi besimtar. E kush nuk ka mundësi (të lirojë një rob), le të agjëroj dy muaj rresht, si pendim (i pranuar) ndaj All-llahut. All-llahu është më i dijshmi, ligjdhënësi më i drejtë.” (Nisa, 92)

Në fund ju them: Oj Rini keni frikë All-llahun dhe mos u bëni gjah i shejtanit e që All-llahu t’ju dënojë me poshtërrim në dynja dhe dënim të dhimbshëm në ahiret. Keni frikë All-llahun për pleqtë e juaj dhe rininë e juaj, për nënat e juaja, për bijat e juaja, motrat e juaja, hallat dhe tezat e juaja. Keni frikë mos të derdhni gjakun e pleqëve që bëjn ibadet dhe fëmijëve të pafajshëm që nuk dijnë asgjë. Mos i përgjakni duart e juaj me gjakun e ndaluar dhe pasurinë e mbrojtur. Ruajuni zjarrit, lëndë e të cilit janë njerëzit dhe gurët, që është i përgatitur për mosbesimtarët. Dhe ruajuni një dite kur në të ktheheni te All-llahu, dhe secilit njeri i plotësohet ajo që e ka fituar, dhe atyre nuk u bëhet e padrejtë. Ditën kur çdo njeri e gjenë pranë vete atë që veproi mirë ose keq, e për atë të keqe që bëri, do të dëshirojë që në mes tij dhe në mes të asaj të jetë një distancë shumë e madhe (e mos ta shohë). All-llahu u jep të frikësohen prej dënimit që vjen prej Tij. Atë ditë njeriu ikën prej vëllait të vet, prej nënës dhe prej babait të vet, prej gruas dhe prej fëmijëve të vet. Atë ditë secilit njeri i mjafton çështja e vet.

Zgjohu oj rini nga moskujdesi dhe neglizhenca. Mos e lejoni që shejtani t’ju përdor si mjet për të përhapur çrregullime në tokë.

All-llahun e lus që muslimanëve t’ua mundëson kuptimin e saktë të fesë, që t’i mbron nga sprovat lajthitëse, nga ato që shihen dhe nga të fshehtat. Paqja, mëshira dhe bekimet e All-llahut qofshin mbi të Dërguarin e All-llahut, mbi familjën e tij dhe mbi gjithë shokët e tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.swidin.albanianforum.net
Share this post on: reddit

***Zgjohu oj rini!*** :: Komentet

No Comment.
 

***Zgjohu oj rini!***

Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
SwiDin forum :: Feja Islame :: Feja dhe Shkenca-
Kërce tek: