Ah sikur te ishte....Njëri nga shokët e Muhammedit a.s. në shtratin e vdekjës i tha tri fjali të cilat të pranishmit rreth tij nuk i kuptuan...
Njëri nga shokët e Muhammedit a.s. në shtratin e vdekjës i tha tri fjali të cilat të pranishmit rreth tij nuk i kuptuan. Ai tha:
Ah sikur të ishte e re, pastaj kthehej nga agonia e vdekjes dhe thoshte:
Ah sikur të ishte më largë, prapë kthehet nga agonia e vdekjes dhe thotë:
Ah sikur të ishte e plotë.
Më pas kaloi shpirti i tij tek Allahu xh.sh. Të pranishmit shkuan te Muhammedi a.s. dhe e pyetën atë për ato fjalë të cilat nuk i kuptuan. Ai tha: "Ai njeri një ditë duke ecur rrugës e në trupin e tij kishte rroba të vjetruara kur pran tij sheh një të varfër duke u dridhur nga të ftohtit, atëherë ai e zhveshi pallton e tij dhe ia dha atij të varfëri. Në agonin e vdekjes ai e pa një pallat të madh në Xhennet. Atij i thanë melekët ky është pallati yt. Ai pyeti me çfarë pune e kam fituar atë? Meleket i thanë se me pallton të cilën ia dhe atij të varfëri atë ditë. Atëherë ai tha se ajo ishte shumë e vjetër dhe se si do të ishte puna sikur të ishte e re?'' – "Ah sikur të ishte e re".
Pastai ky njëri një ditë duke shkuar për në Xhami kalon pranë një njeriu me të meta fizike i ulur në qosh të rrugës i cili dëshironte të shkonte për në Xhami. Atëherë ai e barti atë deri në Xhami. Në agoninë e vdekjës ai pa një pallat tjetër. Meleket i thanë atij ky është pallati ytë. Ai pyeti me çfarë pune e kam fituar këtë? Meleket i thanë atë ditë kur ti e barte atë njeriun deri në xhami. Ai tha: "Mirëpo xhamia ka qenë shumë afër. Çfarë do bëhej sikur të ishte më larg?" dhe tha: "Ah sikur të ishte më larg".
Ky njeri duke ecur një ditë në rrugë, e me vete kishte një copë bukë, kaloi pranë një të urituri dhe i dha një pjesë prej bukës se tij. Ai në agonin e vdekjës pa një pallat tjetër të madh. Melekët i thanë atij se ky është pallati yt. Ai pyeti: "Me çfarë pune e kam fituar atë? Melekët i thane se me bukën të cilën ia dhe atij të urituri atë ditë. Ai me çudi tha se ajo ishte pjesë e vogël e bukës dhe jo e plotë dhe çfarë do bëhej sikur të ishte e plotë? Ah sikur të ishte e plotë.