SwiDin forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SwiDin forum

Mirë se vini
 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Largohu nga mëkatet

Shko poshtë 
AutoriMesazh
B£hĄ
administrator
administrator
B£hĄ


Numri i postimeve : 129
Points : 401
Join date : 20/03/2010
Age : 34
Location : ZaKoNiShT → swidin.albanianforum.net

Largohu nga mëkatet Empty
22032010
MesazhLargohu nga mëkatet

Largohu nga mëkatet Meditim-264x198
I nderuari Ibrahim Ed’hemi i përgjigjet kështu një njeriu që i vjen dhe i thotë, ’’Më jep një këshillë që ta kem vath në vesh’’.

’’Nëse bën gjynah , mos ha nga mirësitë e Allahut!

Njeriu:- Çdo e mirë në këtë botë është prej Allahut.

Ibrahim Ed’hemi thotë;-

Atëherë , a është mirë të hash prej të mirave që të ka dhënë Allahu dhe më vonë të bësh gjynah? Kjo nuk është një cilësi njerëzore.

Ibrahim Ed’hemi vazhdon:- Mos bëj gjynah kur të jesh në tokën e Allahut, largohu!…

Njeriu thotë: – Kjo është më e vështira .Çdo vend është i Allahut , ku të shkoj?

Ibrahim Ed’hemi thotë: Atëherë, a është mirë të qëndrosh në pronën e Tijë dhe të bësh gjynah? Kjo nuk është cilësi njerëzore.

Ibrahim Ed’hemi përsëri thotë:- Kur të bësh gjynah, fshihe atë prej Allahut!

Njeriu thotë:- Allahu e di dhe e sheh të fshehtën dhe të hapurën. Si ta fsheh unë atë prej Tij?

Ibrahim Ed’hemi thote: Atëherë , a nuk ke turp që ushqehesh me të mirat e Tij, qëndron në pronën e Tij dhe kryen gjynahe aty ku e di se Ai të sheh! Ky nuk është nderi njerzorë.

Ibrahim Ed’hemi vazhdon:- Kur të afrohet vdekja ,kërko pak kohë prej engjëllit të vdekjes në mënyrë që të pendohesh.

Njeriu thotë:- Ai që merr shpirtërat nuk i jep kohë askujt. Jeta është e shkruar, pastaj unë do të jem duke lënguar nga dhembjet, ku ta gjej kohën?

Ibrahim Ed’hemi thotë:- Atëherë pendohu pa ardhur marësi i shpirtit ! Mos humb kohë! Si të jetosh, ashtu do të shkosh dhe sipas teje koha e shkuarjes nuk dihet! A është mirë pra, ti dish këto të vërteta dhe të mos marësh masat? A nuk është kjo një pakujdesi njerzore?

Ibrahim Ed’hemi vazhdon e thotë: - Mos iu përgjigj pyetjeve të Munkirit dhe Nekirit (engjëjt e varit]) në varr.

Njeriu thotë: – Si mundet ? Ata janë të ngarkuar me këtë detyrë dhe nuk shkojnë pa marë përgjigje.

Ibrahim Edhem thotë: – Atëherë , a është mirë të rish e të mos e përgatitësh që këtu përgjigjen e vërtetë që duhet tu japësh? Ky nuk është botëkuptim njerzorë.

Ibrahim Ed’hemi vazhdon e thotë: – Në ditën e kijametit, nëse duan të të çojnë në xhehhennem, u thua “nuk vij”!

Njeriu: – A është e mundur kjo? Se mos më pyesin mua ata! Më kapin për krahu dhe më hedhin drejt në zjarr.

Ibrahim Ed’hemi thotë: – Atëherë duke qenë se i di këto gjëra, përse bën gjynahe? Ai që do xhennetin në botën tjetër, përgatitet që këtu për xhennet, ndërsa ai që e ka hak xhehennemin, bën gjynahe këtu. Cili nga këta të jesh, ashtu vepro .

Vëlla i nderuar je i mbuluar nga mirësitë e Allahut por përsëri haron dhe bën mëkate. Si qenie njerëzore jemi gabimtarë, por kjo nuk do të thotë që ne ta harrojm Krijuesin tonë. Pas çdo mëkati Atë duhet ta kujtojmë me anë të pendimit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.swidin.albanianforum.net
Share this post on: reddit

Largohu nga mëkatet :: Komentet

No Comment.
 

Largohu nga mëkatet

Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
SwiDin forum :: Feja Islame :: Feja dhe Shkenca-
Kërce tek: