SwiDin forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SwiDin forum

Mirë se vini
 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Këshillat e Llukman Hakimit drejtuar birit të tij

Shko poshtë 
AutoriMesazh
B£hĄ
administrator
administrator
B£hĄ


Numri i postimeve : 129
Points : 401
Join date : 20/03/2010
Age : 34
Location : ZaKoNiShT → swidin.albanianforum.net

Këshillat e Llukman Hakimit drejtuar birit të tij Empty
22032010
MesazhKëshillat e Llukman Hakimit drejtuar birit të tij

Këshillat e Llukman Hakimit drejtuar birit të tij Keshillimi-264x198
Biri im! Bota është det i thellë dhe shumë njerëz në të mbyten. Anija jote le të jetë frika nga Zoti, timoni- besimi në All-llahun, ndërsa lopata (me të cilën e shtynë anijën) –mbështetja e fortë në Krijuesin- All-llahun.

Biri im! Merr nga bota vetëm aq sa të është e domosdoshme për jetë. Mos u jep pas kënaqësisë së jetës, sa që tjerët për këtë t`i dëmtosh, as mos u bën aq dembel sa që tjerët të të përmbajnë.

Biri im! Jepi përparësi shoqërisë para vetmisë dhe nëse sheh se njerëzit të cilët e përmendin All-llahun xh.sh. bashkoju atyre, sepse nëse je i ditur ata do të shfrytëzojnë diturinë tënde, e nëse je i paditur, do të mësosh diçka prej tyre. Përveç kësaj, ndoshta All-llahu shoqërimin e këtillë do ta bekojë dhe me gjithë ata edhe ti do të jesh i bekuar.

Biri im! Bëhu shërbetorë i secilës mirësi, mos u bën pjestarë i asnjë të keqe.
Biri im ! Bëhu ashtu i afërt me dijetarët dhe njerëzit e ditur, sa që gjunjtë tu të prekin me gjunjtë e tyre, por me ta mos polemizo, sepse do të largojnë nga rrethi i tyre.
Shfrytëzoje çdo rast që prej atyre të mësosh. Bëhu i butë kur do t`u parashtrosh pyetje, që mos të urrejnë, mos u bën i mërzitshëm që t`u gërditesh.

Biri im! Mos i këshillo njerëzit që të bëhen të devotshëm, derisa edhe ti nuk bëhesh i atillë, sepse për ndryshe do të jeshë si qiriu i cili tjerëve u bën dritë, ndërsa vet digjet.
Biri im! Asnjë vepër ose punë mos e konsidero të vogël ose të kotë, sepse nesër vepra e njëjtë mund të bëhet shumë e rëndësishme.

Biri im! Ruaju nga rrena, sepse rrena ta prish moralin, i shtyn njerëzit që të presin shumë nga mendjemadhësia jote dhe kështu humbet nderi dhe autoriteti yt. Nuk do të dëgjojë askush kur thërasish dhe as që do të besojnë kur diçka thua, e njeriu kur bie në këtë nivel, atëherë jeta bëhet e pavlefshme.

Biri im! Mos u pikëllo dhe mos e hudhë shpirtin tënd në gajle për shkak të lakmisë, por bëhu i kënaqur me fatin tënd dhe me atë që të ka dhënë All-llahu xh.sh.
Nëse bëhesh i këtillë, sjellja yte do të jetë e pastër, jeta yte do të jetë e lumtur, ndërsa shpirti i kënaqur. Nëse dëshiron të jeshë i pamvarur, mos u lakmo për atë që njerëzit tjerë e kanë.

Biri im! Bëru mirë atyre që e meritojnë, e jo atyre që nuk e meritojnë, sepse do ta humbish mirësinë tënde në këtë botë, e as që do të kesh ndonjë shpërblim në botën tjetër.

Biri im! Paramendoe mirë kur diçka punon. Mos u bën koprac, por edhe mos e shkapërderdh tepër pasurinë tënde, sepse as me njërën e as me tjetrën nuk e arrinë kënaqësinë e All-llahut xh.sh.

Biri im! Nderoe urtësinë edhe ti do të jeshë i nderuar, vlersoje lartë edhe ti do të vlerësohesh lartë.

Biri im! Ziliqari njihet me tri gjëra: atë që nuk është prezent e nënçmon dhe e përgojon, atë që është prezent i bën lajka dhe të keqes së secilit i gëzohet.
Biri im! Kur e ndëgjon ndonjë të keqe, mbylle në zemrën tënde dhe askujt mos i trego, sepse ajo mund të bëhet gacë e cila djeg gjuhën.

Biri im! Bëhu gjithnjë i gatshëm të dëgjosh, e jo të tregosh.
Biri im! Mos qëndro gjatë aty ku llomotitet, sepse llomotitja tërhjek pas vete urrejtjen dhe armiqësinë.

Biri im! Sikur që trëndafilat janë zbukurim i trungut të vet, ashtu janë fëmijët e edukuar zbukurim i prindërve të vet.

Biri im! Falënderoje Zotin që në dyert tua të trokitet, e ti mos trokasësh në dyert e huaja.

Biri im! Hynë në punë vetëm me njeriun i cili është më i vjetër dhe më i ditur se ti.
Biri im! Ruaju që “miku” mos e mësoj gjendjen tënde materiale, sepse nëse je i pasur, do të ketë zili, e nëse je i varfër, do të largohen nga ti.

Biri im! Secilën punë filloje duke e kujtuar All-llahun, e mbaroje duke e falenderuar All-llahun xh.sh.

Biri im! Kur je në namaz ruaje zemrën tënde, kur je në shtëpi të huaj ruajë sytë e tu, kur je ndër njerëz ruaje gjuhën, kur të jesh në sofër ruaje dorën.

Biri im! Gjithnjë kujtoj dy gjëra- All-llahun dhe vdekjen, dy gjëra asnjëherë mos i përmend- të mirën që i ke bërë dikujt dhe të keqen që të ka bërë dikush.

Biri im! Kush shoqërohet me gabimtarin, edhe ai nuk mund të shpëtojë pej gabimit, as që gjatë jetës mund të jeshë i qetë.

Biri im! Kush hynë në ato vende ku gabohet (të dyshimta) edhe vetë do të bjerë në dyshim.

Biri im! Kush nuk mund të bëhet zotërues i gjuhës së vet, ai padyshim do të pendohet.
Biri im! Mos e shpeshto qeshjen pa e parë atë që të bën të qeshësh, mos ec pa ndonjë qëllim e pa nevojë, mos pyet për atë që nuk të intereson, mos e humb pasurinë tënde e ta përmirësosh pasurinë e tjetrit, sepse pasuria jote është ajo që e ke dhënë për Allahun, kurse pasuria e tjetër kujt është ajo të cilën e ke vonuar. Çudi për atë që e din se ka Xhehenem, se si qesh, çudi për atë i cili është i bindur se vdekja ekziston dhe gëzohet, çudi për atë i cili është i bindur në caktimin e Allahut, se si lodhet e mundohet, çudi për atë i cili e sheh këtë botë dhe trazirat e saja me banorët e saj, se si është i qetë dhe i sigurt në të!”.

“Biri im! Në të vërtetë njerëzit përbehen nga tre elemente: Njëri i takon Allahut, i dyti atyre, kurse i treti krimbit. Ajo e cila është e Allahut – është shpirti i tij, ajo që i takon atij (njeriut) – është vepra e tij, kurse ajo që i takon krimbit është trupi i tij.”

As`habi Ebu Umame thotë se Muhamedi a.s. në një rast ka thënë:
“Lukmani duke e këshilluar djalin ka thënë “Biri im! Shoqërohu me njerëz të dijshëm. Dëgjo se çka flasin njerëzit e urtë dhe të mençur, sepse All-llahu me dritën e urtësisë e ringjallë zemrën e vdekur, sikurse shiu i madh e ringjall tokën e vdekur.

Thuhet se në një rast biri i Lukmanit e ka pyetur babanë:
“Baba! Cila cilësi është më e mirë me të cilën duhet të zbukurohet njeriu? –“Feja” u përgjigj Lukmani.

“Nëse punohet për dy cilësi, cilat do të ishin atëherë? – “Feja dhe pasuria” u përgjigj Lukmani.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.swidin.albanianforum.net
Share this post on: reddit

Këshillat e Llukman Hakimit drejtuar birit të tij :: Komentet

No Comment.
 

Këshillat e Llukman Hakimit drejtuar birit të tij

Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
SwiDin forum :: Feja Islame :: Feja dhe Shkenca-
Kërce tek: