Me kalimin e kohës autoriteti i nënës dhe i babait sa vjen e dobësohet...
Përflitet shumë për dobësimin e vazhdueshëm të familjes madje dhe për prishjen e saj. Duke theksuar se martesat e jashtëligjshme, lindjet jashtëmartesore dhe familjet me një prind apo pa fëmijë ndikojnë në strukturën e familjes, Doç. Dr. Ergun Yildirim, pohon se me kalimin e kohës autoriteti i nënës dhe i babait sa vjen e dobësohet.
Si rezultat e lirisë, individualizmit dhe përparimit shoqëror të cilat zhvillohen bashkë me përhapjen e modernizmit, funksionet tradicionale të familjes i marrin përsipër institucione të reja si kopshti, azili i pleqve, shtëpitë e strehimit, konviktet, etj. Autoriteti i nënës dhe i babait po dobësohet. Ky autoritet me anë të arsimit të detyruar më parë i kalon shtetit pastaj emrave politikë të medias dhe yjeve të kinemasë.
Sot, kudo në botë, ku më shumë e ku më pak, po përjetohet fenomeni i ‘familjes së ndarë’ . Familja shkatërrohet me rritjen e numrit të personave që bashkëjetojnë, të nënave me fëmijë të jashtëligjshëm dhe me paraqitjen e familjeve me një prind apo pa fëmijë.
“Pavarësisht përçarjes që po përjeton familja, nuk mund të themi që familjes i ka ardhur fundi, thotë Doç. Dr. Ergun, i cili më pas shton edhe disa veçori të familjes: “Përkatësia, shoqërimi, solidariteti, martesa e ligjshme, ambient natyral përkatësie të fëmijës..."
“Shtimi i numrit të institucioneve të cilat marrin përsipër funksionet e familjes si kopshtet, azilet, konviktet e edukimit dhe të cilat nuk arrijnë të plotësojnë rolin që mundëson familja, Ergun pohoi se ndërkohë që autoriteti i nënës dhe i babait po dobësohet dhe në shoqëri po përhapen fenomenet e lidhjes materiale mes të rinjve, nënvlerësimit të fëmijëve dhe keqtrajtimit të të moshuarve. “
Një tjetër çështje e cila ia vlen të nënvizohet është unifikimi i familjes. Duke theksuar se shumë çështje duke filluar që nga lindja e fëmijës, edukimi, marrëdhëniet brenda familjes, divorcit, ribashkimit janë lënë nën vëzhgimin e specialistëve dhe doktorëve, Yildirim u shpreh me këta fjalë: “Specialistët pas vëzhgimeve të bëra arrijnë në përfundimin se ekziston një konstrukt familjeje. Pavarësisht nënvlerësimit të fëmijëve apo marrëdhënieve të jashtëligjshme, ne nuk besojmë se ka ardhur fundi i familjes.’
Funksioni i familjes po zhduket
Struktura të ndryshme si liria seksuale, planifikimi familjar, shtimi i konvikteve të edukimit, azileve, shtëpive të strehimit për gratë, vizaton një vijë e cila të çon drejt zhdukjes së shumë funksioneve të familjes. Funksionimi i këtyre strukturave vlerësohet si një transformim i familjes.
Kanë ndryshuar kufijtë e privacisë
Dhe ndryshimi më i rëndësishëm është ndryshimi i kuptimit të kufijve të fshehtësisë. Ky ndryshim ndihet në rrugë, media dhe në shkollë. Të gjithë kanë të drejtën e fjalës përsa i përket familjes. Ndoshta dhuna është pakësuar por janë penguar solidariteti brenda familjes, ndihma dhe autoriteti.
Mbaroi koha e fqinjëve, kafetë janë në shitje
Bashkë me urbanizimin humbën dhe rrugët apo lagjet e ndërtuara sipas lidhjeve familjare apo mes fqinjëve. Në ambientet e reja të qytetit kafetë po kryejnë funksionet e ndryshme të familjes. Zyrat, vendet e punës, fabrikat dhe dyqanet janë bërë vendet ku lindin shoqëri e miqësi të reja në qytetin e ri.