SwiDin forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SwiDin forum

Mirë se vini
 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Pagjumësia: Shkaktarja e qindra sëmundjeve

Shko poshtë 
AutoriMesazh
B£hĄ
administrator
administrator
B£hĄ


Numri i postimeve : 129
Points : 401
Join date : 20/03/2010
Age : 34
Location : ZaKoNiShT → swidin.albanianforum.net

Pagjumësia: Shkaktarja e qindra sëmundjeve Empty
22032010
MesazhPagjumësia: Shkaktarja e qindra sëmundjeve

Pagjumësia: Shkaktarja e qindra sëmundjeve (u39u)gjumi%20fjetja

Ka nga ata që qëndrojnë gjithë natën para televizorit, që kalojnë orë të tëra duke eksploruar në internet, ndërsa të tjerë që vënë orën me zile për t‘u zgjuar herët në mëngjes, me qëllim që të shkojnë në punë. Zakonisht zgjuar na mbajnë edhe gjërat që na ndodhin gjatë ditës.

Megjithatë, tundimi për të kaluar sa më shumë orë pa gjumë është i parezistueshëm, por çmimi për t‘u paguar është mjaft i lartë. Efektet e zakonshme të pagjumësisë janë irritimi i syve dhe i qepallave, përgjumje dhe gjaknxehtësi, ndryshime humori, dobësi të madhe dhe pasiguri në përballimin e ngjarjeve të përditshme, vështirësi në kujtesë. Mungesa e gjumit rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës te femrat më shumë se sa te meshkujt. Gjumi i plotë na bën më të bukur, më të zgjuar dhe të jemi më të suksesshëm. Të gjithë e dimë se për shkak të netëve pa gjumë, sytë i kemi të dobët, ndërsa lëkurën të zbehtë.

Kur flemë shtatë orë dhe bëjmë një gjumë të qetë, prodhohen hormonet e rritjes, përgjegjës për zhvillimin dhe rigjenerim e qelizave. Nëse vazhdimisht nuk flemë mjaftueshëm, jemi të ekspozuar ndaj rrezikut të plakjes. Ndonjëherë humbja e gjumit mund të kthehet në terapi. Zakonisht kjo u ndodh njerëzve me depresion, të cilët pasi kanë kaluar një natë pa gjumë, ndihen më mirë dhe nuk kanë nevojë të përdorin ilaçe qetësuese. Stresi konsiderohet shkaktari kryesor i çrregullimit të gjumit. Metoda e relaksimit, siç është joga, meditimi etj., do t‘ju ndihmojnë të dilni nga rrethi dëshpërues, i cili ju tërheq në stres.

Në pesë vitet e fundit janë grumbulluar dhjetëra studime që flasin për gjumin, avantazhet e disavantazhet e tij dhe të gjitha të çojnë në një drejtim të vetëm: gjumi i paktë të bën keq. Që prej një dekade flitet për epideminë e obezitetit, diabetin dhe tumoret e ndryshme, e në të njëjtën kohë është shndërruar në një epidemi edhe mungesa e gjumit. Askush nuk mendon më se bëhet fjalë për një rastësi. Numri i fundit i revistës "Nature Medicine" tregon fill e për pe provat, duke filluar nga tendenca e pashmangshme te shtimi në peshë. Nëse një njeri nuk fle në mënyrë të rregullt, pra nëse gjumi zgjat më pak se gjashtë orë, atëherë është i prirur të shtojë dy kilogramë në vit. Gjumi i paktë rrit sasinë e grelinës, (hormoni që nxit urinë) dhe zvogëlon atë të leptinës (hormoni që bllokon urinë). Në këtë mënyrë rritet oreksina (i njohur ndryshe si hipokretina), hormoni që na mban zgjuar. Pra, nëse doni të verifikoni gjithçka që thamë më lart, mjafton të bëni një provë duke shtuar ose pakësuar orët e gjumit.

Një studiues amerikan po kryen një eksperiment te 160 individë obezë që flenë më pak se gjashtë orë. Ai kërkon të vërtetojë se nëse shton edhe një orë më shumë, këta të fundit mund të bien në peshë. Mungesa e pushimit rrit rrezikun e diabetit, sepse modifikon metabolizmin e sheqernave. Glukoza përdoret keq, zvogëlohet ndjeshmëria e insulinës. Madje vetë insulina funksionon keq. "Gjumi i paktë rrit kortizonin, duke krijuar një rrezik të madh kardiovaskular. Veç të tjerash, zvogëlon sintezën e ndërmjetme të sistemit mbrojtës, i cili dobësohet dhe bëhet më i prekshëm ndaj infeksioneve dhe kancerit", shpjegon një nga studiuesit. Tumoret në gji, prostatë dhe në shtyllën kurrizore shfaqen më tepër te personat që nuk flenë shumë. Për shembull, disa studiues nga Harvardi, pasi mbikëqyrën për 12 muaj mijëra infermiere, bënë të ditur pak kohë më parë se rreziku për zhvillimin e kancerit të gjirit është më i lartë se 36 për qind duke punuar me turne, sepse humbasin shumë net pa gjumë. Dyshimi i parë është humbja e melatoninës. Duke qenë se prodhohet vetë në errësirë, është quajtur hormoni "Drakula", sepse "del" vetëm natën dhe mjafton të ndezësh një abazhur të vogël për të parë sasinë që qarkullon. Gjithashtu ka edhe veti kundër kancerit, të cilat tashmë janë vërtetuar. David Bassett, një studiues amerikan, i ka "ushqyer" qelizat e kancerit të gjirit me gjakun e marrë nga studentët që nuk flinin shumë. Gjaku i individëve të cilët nuk flenë mjaftueshëm, i varfër me melatoninë, e lejonte tumorin të zhvillohej dy herë më shpejt. Kështu, askush nuk u habit kur u demonstrua se njerëzit me nivel të ulët melatonine janë më të rrezikuar të preken nga kanceri.

Fatkeqësisht gjërat nuk përfundojnë këtu, ka edhe më: duke u bazuar te një raport amerikan i kohëve të fundit, gjumi i paktë është një lloj treguesi i një jete jo të shëndetshme, sepse kush fle më pak se 6 orë natën është i prirur t‘i jepet duhanit, alkoolit dhe të qenit sedentar.

Duke arritur në këtë pikë, të gjithë mund të mendojnë se duhet t‘i dyfishojnë orët e gjumit. Në fakt ky është mendim i gabuar: edhe gjumi i tepërt ka disavantazhet e tij. Fillimisht rrit rrezikun kardiovaskular dhe vdekshmërinë. "Gjumi është një fazë rikuperuese për organizmin. Ta zvogëlosh atë, padyshim që përbën rrezik. Gjithashtu ekziston një çekuilibër nëse trupi ka nevojë të pushojë gjatë për të marrë veten. Nëse gjendet në një gjendje të ekuilibruar, jeton dhe pushon mirë. Ndaj gjumi është një lloj treguesi i mirëqenies sonë. Ajo që vlen vërtet është sasia e gjumit", përfundon studiuesi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.swidin.albanianforum.net
Share this post on: reddit

Pagjumësia: Shkaktarja e qindra sëmundjeve :: Komentet

No Comment.
 

Pagjumësia: Shkaktarja e qindra sëmundjeve

Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
SwiDin forum :: Shëndeti dhe Mjeksia :: Shëndeti dhe Mjeksia-
Kërce tek: