Konsumimi i rregullt i kafesë mund të ulë rrezikun nga ataku në sistemin qendror nervor, doli sot nga një studim i mjekëve amerikanë.
Nga studimi ku morën pjesë 23 mijë meshkuj dhe femra, të cilët u ndoqën gjatë një periudhe 12-vjeçare, doli se edhe konsumimi i pakët i kafesë mbron nga ataku në tru.
Shifrat tregojnë se konsumimi i një lugë kafeje në ditë ul rrezikun e atakut në tru 27 për qind, ndërsa konsumimi i më shumë lugëve nuk ka ndonjë efekt më të madh.
Mekanizmi i saktë i ndikimit pozitiv të kafesë ende nuk është i qartë, por shkencëtarët këshillojnë konsumim të matur të saj.