SwiDin forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SwiDin forum

Mirë se vini
 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Dija namazit tënd vlerën dhe krenohu me të!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
B£hĄ
administrator
administrator
B£hĄ


Numri i postimeve : 129
Points : 401
Join date : 20/03/2010
Age : 34
Location : ZaKoNiShT → swidin.albanianforum.net

Dija namazit tënd vlerën dhe krenohu me të! Empty
21032010
MesazhDija namazit tënd vlerën dhe krenohu me të!

Dija namazit tënd vlerën dhe krenohu me të! Resim9547_2
Shpesh dëgjojmë ankesa rreth çështjes së namazit. Shpesh hasim pyetje rreth këtij
obligimi, si: pse nuk po mundem të koncentrohem në namazin tim? Si të arrij që të
kem rehati dhe kënaqësi në namazin tim?, e pyetje tjera të ngjashme. Tema të shumta
janë publikuar në web faqet islame rreth çështjes së namazit dhe pyetjeve të shumta
u janë dhënë përgjigje për këtë shtyllë të fesë.


Për nxitjen e faljes së namazit me rregull dhe kujdes gjenden ajetet e Kur’anit famëlartë,
hadithet e të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe këshillat e
panumërta të dijetarëve duke filluar prej shokëve të Muhamedit, lavdërimi dhe paqja
e Allahu qofshin mbi të-as’habëve-, Allahu qoftë i kënaqur me ta, pastaj tabi’inëve,
tebei tabi’inëve dhe dijetarëve tjerë pas tyre që kanë ardhur duke përfshirë edhe
dijetarët e kohëve të fundit që i njeh Islami.
Qëllimi i im me këtë temë është të paraqes një kënd tjetër të temës që lidhet me namazin
dhe nuk dua të përsëris atë që e gjejmë të shkruar rreth namazit nëpër shumë shkrime.

Motra në Islam!


Çështja e namazit është e rëndësishme për vet faktin dhe mënyrën si u pranua nga ana
e Allahut të Madhërishëm. Derisa obligimet dhe urdhrat e tjera të Allahut kanë
zbritur dhe janë shpallur në tokë, urdhri për faljen e pesë kohëve të namazit në ditë
nuk u shpall në këtë mënyrë. Këtë herë të dërguarit Muhamed, lavdërimi dhe
paqja e Allahut qofshin mbi të, iu desh që të ngrihet mbi shtatë qiejt në natën e
Israsë, së bashku me Xhibrilin, Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili zakonisht ia kumtonte
urdhrat në tokë prej Allahut të Madhëruar. Kjo u bë për shkak të rëndësisë së lartë që
ka namazi.

Pra, Allahu i Madhëruar bëri që Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin
mbi të, të ngrihet mbi lartësitë qiellore dhe vetëm atëherë t’ia shpallë urdhrin për
faljen e pesë namazeve ditore.

Keni kujdes dhe dijani vlerën namazit tuaj o besimtare, që e keni pranuar këtë
urdhër me dëshirë dhe vetëdije! Dijeni se namazi ka peshë të rëndë në Ditën e
Gjykimit, ndërsa peshorja do të jetë e lehtë nëse nuk keni falur namaz, ose nuk
keni pasur kujdes gjatë kryerjes së tij!

I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, në një hadith ka thënë:
“Gjëja e parë për të cilën robi do të jep llogari është namazi i tij; nëse
namazi është në rregull dhe si duhet, të gjitha veprat e tjera do të jenë në
rregull, por nëse namazi i tij nuk është në rregull atëherë të gjitha punët e
tjera nuk do të jenë në rregull.”

O ju që faleni, dijeni se çështja e namazit kërkon kujdes të madh, forcë dhe përballje,
qëndrueshmëri dhe sinqeritet! Nëse Allahu të ka zgjedhur të jesh prej namazlinjëve
dhe e praktikon këtë urdhër, atëherë me siguri që tek ti Ai ka parë forcë,
qëndrueshmëri, përballje e sinqeritet.

Fale namazin me këto cilësi dhe veçori që i ke,dhe bëhu këmbëngulëse për zbatimin
e kohëve të namazit me përkujtim të sinqertë!
Dije se çdo punë dhe vepër tjetër në kohët e namazit është e kotë dhe e pavlerë
derisa nuk e kryen namazin! Mos lejo që punët dhe angazhimet tua ta dobësojnë
moralin dhe qëndrueshmërinë për namaz!

Namazi është obligim, që sot fatkeqësisht, shumë pak njerëz e praktikojnë.
Allahu zgjedh në mesin e robërve të vet se kë ta udhëzojë në namaz, e padyshim
ne kemi nevojë të madhe për të.

Nëse Allahu ta ka bërë të njohur rëndësinë dhe vlerën e namazit, kjo do të thotë
se Ai të ka zgjedhur dhe do që të mëshirojë dhe të pastrojë ty me të. Çështja
mbetet tek ti se a dëshiron ta pranosh këtë zgjedhje që po ta bën Allahu apo jo.
Nëse ti fillon të tërhiqesh dhe të dobësohesh në fillet e para të praktikimit të
tij, atëherë edhe kjo dhuratë shumë lehtë do të rrëshqasë nga duart. Zoti na
ruajttë!

Dija namazit tënd vlerën dhe krenohu me të! Mos lakmo në ata që nuk e falin
atë fare dhe nëse ti ke ato probleme që i ceka në fillim të temës, bëhu këmbëngulës
dhe forco xhihadin tënd me veten dhe djallin e mallkuar derisa ti të triumfosh dhe
derisa ta gjesh kënaqësinë dhe rehatinë në namaz që ty po të mungon!
Mos thuaj se nuk kam mundësi, jam i dobët dhe nuk po mundem më!
Mos u bë humbës i vetes, sepse këtë e dëshiron shejtani tek ti!

Vehb Ibën Munebi ka transmetuar: “Vërtet, kur njeriut i vdes zemra ose kur
i ngurtësohet ajo, kur t’i shuhet mendja apo të devijojë dhe kur të dështojë
në betejën me djallin, i shtohet e keqja në shpirtin e tij, sepse djalli qarkullon
në trupin e tij siç qarkullon gjaku në damar.”Njeriut kur t’i thyhet rezistenca
dhe qëndrueshmëria shpirtërore, djalli bëhet shoqërues i tij.

Mbështetu tek Allahu i Madhëruar dhe lutu që Ai të ndihmojë në xhihadin tënd!
Detyro shpirtin tënd në çdo gjendje dhe kohë me përkujtim të sinqertë dhe me
ngulm vazhdo në këtë gjë! Lufto, derisa ta ndiesh fitoren e sigurt!

Allahu i Madhëruar në Kur’an thotë:
”E ata të cilët luftuan për hatrin tonë, Ne me siguri do t’i orientojmë
rrugës për tek Ne.” (Ankebut, 63)

Motër, ky ajet ka zbritur në Mekë atëherë kur ende nuk ishte dhënë urdhri për
luftë dhe disa komentuesë të Kur’anit e kanë komentuar si luftën me veten.
Po ashtu, transmetohet se i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi
të, ka thënë: “Luftëtar në rrugën e Allahut, muxhahid, është ai i cili lufton
me vetveten e tij për hir të Allahut të Madhëruar.” (Transmeton Tirmidhiu)

Ndërsa shejh Nablusi ka thënë: “Xhihad i nefsit është adhurimi. Nuk arrihet ndryshe
veçse nëpërmjet dijes dhe kjo është farz për çdo person.”

Është e vërtetë që bota është mbushur me aktivitete dhe kënaqësi të ndryshme gjë
që njeriut ia ka ënda të lakmojë dhe të vrapojë pas tyre, por jeta është edhe sprova
edhe vuajtje dhe kur këto çështje janë në mendjen e njeriut atëherë edhe zemra
kaplohet me to në namaz. Me gjithë këto gjëra, njerëzit nga racat dhe kombet e
ndryshme po e pranojnë sot fenë islame dhe besimin e drejtë në Allahun dhe po
e pranojnë flamurin e kësaj feje, por kur po vije deri tek çështja e namazit këtu po
ngelen dhe lufta për ta përsosur atë po bëhet më e vështirë sesa hyrja në fillim në fe.
Prandaj them se luftën duhet ta forcojmë, imanin ta shtojmë edhe më tepër, sepse
edhe lufta nuk do të jetë e lehtë sidomos nëse mungon gatishmëria në
bindje dhe sinqeritet të plotë për ta arritur qëllimin e dëshiruar.
Kur mungon kjo dhe kur të dobësohen këto cilësi njeriu mund të përfundojë me
largim dhe dështim total nga feja dhe besimi në Allahun. Zoti na ruajttë!

Ibnul Kajimi ka thënë:
”Sinqeriteti është arma që lufton shejtanin për t’i shpëtuar vesveseve të tij.”

Motra të nderuara, për përmirësimin e namazit u këshilloj që ta lexoni librin e Ibnul
Kajim “Rruga e udhëzimit”, sidomos kapitujt III, IV, VI, VII, VIII dhe IX.

Në fund, Allahu na bëftë prej atyre që e falin namazin me rregull dhe namazi ynë
u bëftë dritë dhe shpëtim në Ditën e Gjykimit! Amin!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.swidin.albanianforum.net
Share this post on: reddit

Dija namazit tënd vlerën dhe krenohu me të! :: Komentet

No Comment.
 

Dija namazit tënd vlerën dhe krenohu me të!

Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

 Similar topics

-
» Adem Ramadani -Ti krenohu me shami
» Kushtet e pranimit të namazit
» Të folurit gjatë namazit
» "KURANI Ajete Kur'anore mbi faljen e namazit
» PERKTHE EMRIN TEND NE HACKER

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
SwiDin forum :: Feja Islame :: Shtyllat e fese-
Kërce tek: