SwiDin forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SwiDin forum

Mirë se vini
 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Çelësi i lumturisë!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
B£hĄ
administrator
administrator
B£hĄ


Numri i postimeve : 129
Points : 401
Join date : 20/03/2010
Age : 33
Location : ZaKoNiShT → swidin.albanianforum.net

Çelësi i lumturisë! Empty
21032010
MesazhÇelësi i lumturisë!

Çelësi i lumturisë! Key_success
Lumturia është i vetmi qëllim në toke që të gjithë njerëzit pa ndonjë përjashtim përpiqen ta arrijnë.

Lumturia është i vetmi qëllim në toke që të gjithë njerëzit pa ndonjë përjashtim përpiqen ta arrijnë. Besimtarët dhe jo besimtarët ngjashëm përpiqen të jenë të lumtur, por secila palë prej tyre shfrytëzojnë metoda te ndryshme të arritjes se saj.

Megjithatë, vetëm besimtarë mund ta arrijnë atë lumturinë e vërtetë. Të gjitha format tjera të lumturisë që arrihen pa besimin ne Zotin e plotfuqishëm janë thjeshtë iluzione.

Në vazhdim janë disa nga metodat e arritjes se lumturisë:

1) Duhet të dini se nëse nuk jetoni ne jetën e ditëve të sotme, mendimet e juaja kanë me u shpërndarë, puna e juaj do të zhduket, dhe shqetësimi i juaj do te ngritët. Këto realitet janë të shpjeguara ne Hadithin e mëposhtëm.

'Kur ju jeni ne kohen e mbrëmjes, mos pritni të shihni mëngjesin, dhe kur ju jeni në kohën e mëngjesit, mos pritni ta shihni mbrëmjen.' Buhari.

2) Harroje të kaluarën dhe gjithë çka përmban ajo. Të qenurit të zhytur në gjërat të cilat kanë kaluar dhe shkuar është marrësi e plotë.

3) Mos të jeni të preokupuar me të ardhmen sepse e ardhmja është në një botë të padukshme, mos lejo atë të shqetëson derisa ajo të vjen.

4) Të mos jesh i shqetësuar (tronditur) nëse kritikohesh; përkundrazi, ji i vendosur, i fort. Të jesh i sigurt se në raport me vlefshmërinë tënde, niveli i kritikave të njerëzve rritet. Gjithashtu shfrytëzoj mirë kritikat në zbulimin e mangësive dhe të metave tua, dhe le të shpije ajo në drejtim të përmirësimit personal.

5) Të kesh besim tek Zoti i plotfuqishëm dhe bën vepra të mira, këto janë përbërësit e zhvillimit të një jete të mirë dhe të lumtur.

6) Nëse dëshiron paqen, qetësinë, dhe rahatinë, ju mund ti gjeni të gjitha ato në të kujtuarit e Zotit të Plotfuqishëm.

7) Ju duhet ta dini me bindje te plotë se çdo gjë që ndodhë, ngjan në përputhje me urdhrin hyjnor.

Cool Mos prit mirënjohje nga askush.

9) Stërvite veten që ta përballoni edhe rastin më të keq.

10) Ndoshta ajo që ndodhe është në të mirën tënde, edhe pse ju nuk mund ta kuptoni se si ajo mund të jetë e tillë.

11) Çdo gjë që është urdhër për besimtarin është më e mirë për të.

12) Numëroji mirësitë e Zotit të plotfuqishëm dhe të jesh falënderues për to.

13) Kujto se ju jeni më të mirë se shumë të tjerë.

14) Lehtësimi vjen orë pas ore. Me të vërtetë, pas çdo vështirësie ka lehtësim.

15) Në gjendje të vështirësisë dhe të lehtësisë, duhesh të kthehesh në lutje dhe falje, ose të bësh sabër ose të jesh falënderues.

16) Fatkeqësitë duhet ta forcojnë zemrën dhe t'i formojnë pikëpamjet pozitive.

17. Mos lejo çikërrimat (gjerat e parëndësishme) të bëhen shkaktare te destabilizimit tuaj.

1Cool Gjithmonë përkujtoje se Zoti i yt është Falës i madh.

19) Pretendo të kesh qëndrim të lehtë dhe largohu inatit (zemërimit).

20) Jeta është bukë, ujë, dhe hije pra mos lejo vetën të shqetësohesh për shkak të gjërave materiale.

{ E në qiell është furnizimi juaj dhe ajo që ju premtohet.} Dharijat 51:22

21) Më e keqja që mendohet të ndodhë nuk ndodhë kurrë.

22) Shiko ata të cilët kanë shumë begati dhe ji mirënjohës qe ju keni më pak.

23) Të kesh ne mendje faktin se Zoti i plotfuqishëm i do ata të cilën qëndrojnë me vendosmëri në sprova, pra përpiqu të jesh njëri prej tyre.

24) Vazhdimisht përsëritni disa nga lutjet të cilat i Dërguari (paqja e Zotit qoftë mbi te) na ka mësuar neve t'i themi gjatë kohërave të vështira.

25) Puno me sinqeritet të plotë në diçka që është produktive, dhe largohu nga përtacia (papunësia).

26) Mos i shpërndaj thashethemet dhe mos i dëgjo ato. Nëse dëgjon ndonjë thashetheme, mos i beso asaj.

27) Dije se inati dhe orvatjet e hakmarrjes janë më shumë dëmtuese të shëndetit tënd se sa të kundërshtarit tënd.

28). Mundimet që bien në ju, është pastrim nga gjynahet, nëse bënë sabër me këmbëngulësi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.swidin.albanianforum.net
Share this post on: reddit

Çelësi i lumturisë! :: Komentet

No Comment.
 

Çelësi i lumturisë!

Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
SwiDin forum :: Feja Islame :: Tregime Islame-
Kërce tek: