SwiDin forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SwiDin forum

Mirë se vini
 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Nëna: Shoqja ime më e mirë!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
B£hĄ
administrator
administrator
B£hĄ


Numri i postimeve : 129
Points : 401
Join date : 20/03/2010
Age : 34
Location : ZaKoNiShT → swidin.albanianforum.net

Nëna: Shoqja ime më e mirë! Empty
21032010
MesazhNëna: Shoqja ime më e mirë!

Nëna: Shoqja ime më e mirë! Nena%2520meson%2520djalin
Asir ibn Xhabiri tregon: “Sa herë që nga Jemeni vinin njerëz, Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, do t’i pyeste: "A është Uvejs Al-Karani mes jush?" Derisa një vit ai e takoi Uvejsin. Ai i tha: "A je ti Uvejs Al-Karani?" Ai ia ktheu: "Po." Omeri vazhdoi: "Nga Muradi e pastaj Karani?" Ai i tha: "Po." Omeri atëherë e pyeti: "A ke qenë një herë i sëmurë me lebër dhe lëkura të është shëruar, përveç një pjese sa madhësia e një dërhemi?" Uvejsi tha: "Po." Omeri më në fund e pyeti: "A e ke nënën gjallë?" Ai tha: "Po." Omeri atëherë tha: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal Allahu alejhi ve selem të thotë: "Uvejs ibn Amiri do të vijë te ju me një delegacion nga Jemeni, nga Muradi, nga Karani. Dikur ka qenë i prekur nga lebra dhe lëkura iu shërua, përveç madhësisë së një dërhemi. Ai e ka nënën gjallë dhe e trajton me butësi. Nëse ai do të betohej ndonjëherë për Allahun (për ndonjë gjë), Allahu do t’ia plotësonte betimin. Nëse mundeni, kërkojini që të kërkojë falje tek Allahu për ju." Omeri atëherë i tha Uvejsit: "Kërko falje tek Allahu për mua." Dhe Uvejs Al-Karani veproi ashtu.
Allahu i Lartësuar na urdhëron: “Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of - oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese). Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: “Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël.” (Isra, 17:23-24)
Një burrë erdhi te Profeti alejhi selam për t’i kërkuar leje për në luftë dhe i Dërguari i Zotit e pyeti: “A i ke prindërit gjallë?” Ai u përgjigj se po dhe atëherë i Dërguari alejhi selam i tha: “Lufta jote është trajtimi i mirë i tyre.”
Nëse dikush do t’ju ofronte një drekë, cila do të ishte përgjigjja juaj? Pa dyshim ju do të buzëqeshnit, do të silleshit mirë dhe do të ruanit një vend të veçantë për të në zemrën tuaj. Si është e mundur që prindërit tanë marrin prej nesh vetëm shikime të ftohta dhe trajtim të hidhur dhe janë ata që janë në jetët tona?
Për njëzet ose tridhjetë vjet ata na ushqejnë, na veshin, na lajnë e na mbulojnë me butësi. Dashuria e tyre për ne nuk vdes kurrë, edhe nëse ne vdesim. Dashuria e tyre shkon përtej nesh, te fëmijët tanë e te fëmijët e fëmijëve tanë.
Vëllezër e motra, ne të gjithë kemi prindër, qofshin ata me ne ose jo. Shumë prej nesh nuk e kanë kuptuar rëndësinë e pozicionit të prindërve në jetën tonë dhe të drejtën e tyre për t’u respektuar dhe nderuar. Sot dëshiroj t’i kujtoj vetes dhe juve pozicionin e vërtetë të prindërve tanë, Allahu i mëshiroftë!
“Birr el-Ualidejn” është karakteristikë e besimtarit. Hasan el Basri e ka përkufizuar atë kështu: "Al-Birr është t’i bindesh prindërve në gjithçka që ata kërkojnë, për aq sa nuk është mosbindje ndaj Allahut. “Ukuuk” është të mohoni prindërit tuaj, t’u mohoni atyre mirësinë tënde." Dijetarët janë të pajtimit se të jesh respektues dhe i bindur ndaj prindërve është farz! Ibn Hazmi ka thënë: “Bindja ndaj prindërve është farz" dhe ka cituar ajetin: “Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve.” (Isra, 17:23)
Që të kuptojmë më mirë se çfarë nënkuptohet me Birr el-Ualidejn (mirësi ndaj prindërve), dijetarët kanë vendosur kushtet e mëposhtme:Fëmija duhet të vendosë dëshirën e prindërve mbi dëshirën e kujtdo, përfshirë të vetes, të fëmijëve ose të bashkëshortes. Fëmija duhet t’u bindet atyre në çdo gjë që ata urdhërojnë ose ndalojnë, edhe nëse ai pajtohet ose jo me atë, për aq kohë sa ata nuk urdhërojnë për mosbindje ndaj Allahut.
Ai duhet t’u japë atyre gjithçka që ai mendon se ata e kanë qejf, nëse e kërkojnë atë gjë ose jo. Ai duhet t’ua japë atyre ato gjëra me butësi dhe mëshirë, duke e ditur se çfarëdo që ai mund të bëjë, nuk krahasohet me atë që prindërit e tij meritojnë.
Dashuria e Allahut vjen kur prindërit na duan. Dhe hidhërimi i Allahut vjen kur prindërit janë të hidhëruar me ne. Ibn Abasi ka thënë: "Ai që është mirënjohës ndaj Allahut dhe nuk është mirënjohës ndaj prindërve, Allahu nuk do ta pranojë prej tij."
Profeti alejhi selam ka thënë: “Kënaqësia e Allahut është prej kënaqësisë së prindërve dhe zemërimi i Allahut është prej zemërimit të prindërve."Le të mendojmë se sa prej nesh i trajtojnë mirë prindërit. Ne na zë turpi kur ata na kërkojnë diçka. Kurrë nuk i vizitojmë, nëse jemi larg tyre. Në fakt, shumë njerëz i çojnë prindërit e tyre në shtëpi pleqsh. Dhe kur mes nesh dhe prindërve tanë nis një zënkë, shumë prej nesh u bërtasin atyre, a thua se po zihemi me armikun tonë më të madh. Allahu na ruajttë të gjithëve!Krahasojeni këtë realitet me ata që ishin përpara nesh. Dhibian ibn Ali eth-Thouri shpesh udhëtonte me të ëmën për në Mekë. Në atë nxehtësi shkretëtire, ai do të hapte një gropë të vogël dhe do ta mbushte me ujë. Pastaj i drejtohej së ëmës e i thoshte: “Nënë, ulu te ky ujë, që të freskohesh. "
Për shumë prej nesh, shokët tanë janë më të rëndësishëm sesa prindërit. Ne e harrojmë atë ngjarjen kur një njeri shkoi te Profeti i Zotit dhe e pyeti se kush e meritonte më shumë shoqërinë e tij. Profeti alejhi selam i tha: “Nëna jote!” Ai burri pyeti sërish dhe përsëri Profeti alejhi selam i tha: “Nëna jote!” Ai burri pyeti sërish dhe Profeti alejhi selam i tha: “Nëna jote!” Kur pyeti për të katërtën herë, Profeti alejhi selam i tha: “Babai yt!”Sot, kur bëhet pyetja e zakonshme “kush është shoqja jote më e mirë?, sa veta do të përgjigjeshin “nëna ime”!? Por ko është mënyra se si duhet bërë dhe përgjigjur kjo pyetje.
Ajo që i kënaq prindërit tanë është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër, për sa kohë që nuk është mosbindje ndaj Allahut. Dijetarët e kuptuan këtë gjë dhe na kanë dhënë shembullin për këtë. Bin Shurejhu, Allahu qoftë i kënaqur me të, një nga imamët e umetit tonë, e mbante mësimin përpara shtëpisë së tij. Gjatë mësimit, një ditë e thërriti e ëma që të ushqente pulat. Ai u çua, e la mësimin dhe shkoi të ushqente pulat. Ne të gjithë duam që Allahu të na i pranojë veprat e mira, pasi të gjithë duam të hymë në xhenet. Të mos harrojmë se xheneti është në këmbët e nënës. Ahmedi dhe Nesaiu kanë rrëfyer nga Muaviah ibn Xhehimeh Es-Sulemi: “Babai im, Xhehimeh, shkoi te Profeti alejhi selam dhe e pyeti: “O i Dërguari i Allahut, dua të dal të luftoj për hir të Allahut dhe dua këshillën tënde.” Profeti alejhi selam i tha: “A e ke nënën gjallë?” Ai i tha se po. “Atëherë qëndro pranë saj”, e këshilloi Profeti alejhi selam, “se xheneti është në këmbët e saj."
Në anën tjetër, hidhërimi i prindërve ose bërja e tyre për të qarë është një nga rrugët për të fituar zemërimin e Allahut. Imam Ahmedi tregon nga Abdullah ibn Amr ibn Al-Asi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se një burrë shkoi tek i Dërguari i Allahut alejhi selam për t’i dhënë atij besën. Ai tha: “Kam ardhur të të jap besën për hixhret! Dhe kam lënë pas dy prindërit e mi duke qarë." Profeti alejhi selam e urdhëroi: “Kthehu dhe ashtu siç i bëre për të qarë, bëji për të qeshur." Ibn Omeri ka thënë: “Bërja e prindërve për të qarë është një gjynah i madh.”
Gjatë funeralit të nënë së tij, Harith el-Akli, Allahu qoftë i kënaqur me të, po qante. Kur e pyetën përse po qante, ai u tha: “Si të mos qaj kur njëra nga dyert për në xhenet m’u mbyll?”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.swidin.albanianforum.net
Share this post on: reddit

Nëna: Shoqja ime më e mirë! :: Komentet

No Comment.
 

Nëna: Shoqja ime më e mirë!

Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

 Similar topics

-
» Adem Ramadani 2009 Nena me nje sy

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
SwiDin forum :: Feja Islame :: Feja dhe Shkenca-
Kërce tek: