SwiDin forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SwiDin forum

Mirë se vini
 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 'Pabesimtar', 'mosbesimtar' apo 'jobesimtar'

Shko poshtë 
AutoriMesazh
B£hĄ
administrator
administrator
B£hĄ


Numri i postimeve : 129
Points : 401
Join date : 20/03/2010
Age : 33
Location : ZaKoNiShT → swidin.albanianforum.net

'Pabesimtar', 'mosbesimtar' apo 'jobesimtar' Empty
07042010
Mesazh'Pabesimtar', 'mosbesimtar' apo 'jobesimtar'

'Pabesimtar', 'mosbesimtar' apo 'jobesimtar' Kafir
'Pabesimtar', 'mosbesimtar' apo 'jobesimtar'

Tri janë parashtesat e gjuhës shqipe me të cilat fjalëve u jepet kuptim mohor: pa, mos dhe jo, p.sh.: i padrejtë, padrejtësi, mosveprim, jozyrtar.

Ndonëse që të gjitha kuptim mohor u japin fjalëve, nuk bën të përdoren në vend të njëra-tjetrës, pra ka rregulla që përcaktojnë prej cilave fjalë formohen fjalët me kuptim mohor të tyre me këtë parashtesë dhe prej cilave me atë parashtesë.
Për shqipen, duhet ta dinë të paktën njerëzit që pretendojnë se po merren me shkencë e me kulturë, ka mbaruar koha kur zhvillimet e vetvetishme luanin rol përcaktues për përdorimin e një trajte a të një tjetre të një fjale. Sot, kur duam të gjykojmë trajtat e fjalëve shqipe cila është e drejtë të përdoret, nuk i vështrojmë cila ka përdorim më të shumtë, por cila është normative.

Kështu duhet të veprojmë edhe me fjalët që përdoren kryesisht vetëm në ligjërimin e shkrimin për fe. Fjalët e këtilla, asnjëherë nuk janë sjellë si shembuj për rregullat në librat normativë të shqipes standarde për arsye të ditura ideologjike që vepronin në kohën kur u hartuan këto rregulla. Kjo është vetëm njëra vështirësi, karakteristikja, që paraqitet lidhur me fjalët që kanë të bëjnë me fenë, kurse vështirësia tjetër vlen si për to ashtu edhe për krejt shqipen: nuk ka referencë të plotë gramatikore së cilës të interesuarit me lehtësi mund t'i ktheheshin për t'u shpjeguar lidhur me rregullat përkatëse për çështjet gramatikore a të fjalëformimit që u interesojnë.

T'u kthehemi fjalëve të shkruara në titull: pabesimtar, mosbesimtar dhe jobesimtar.
Sa kam parë unë dhe sa kam pyetur lexues (kryesisht hoxhallarë) më së shumti në shkrimet dhe ligjëratat fetare përdoret fjala 'pabesimtar', kurse normative nga këto tri fjalë është vetëm fjala 'jobesimtar'.

Pse vetëm fjala 'jobesimtar' është normative?

Sipas rregullave të shqipes standarde,me parashtesën 'pa' formohen fjalë prej emrave abstraktë p.sh.: drejtësi-padrejtësi, dhe prej mbiemrave të nyjshëm, p.sh.: i drejtë- i padrejtë.
Me parashtesën 'mos' formohen fjalë prej emrave prejfoljorë që mbarojnë me 'im' ose 'je',p.sh.: veprim-mosveprim, paraqitje-mosparaqitje.
Kurse me parashtesën 'jo' formohen fjalë prej mbiemrave të panyjshëm, p.sh.: zyrtar-jozyrtar, përparimtar-jopërparimtar.
Fjala 'besimtar' është mbiemër i panyjshëm, prandaj mbiemri me kuptim mohor të tij, sipas rregullave të sipërshkruara, duhet të formohet me parashtesën 'jo'.Nuk mund të formohet me parashtesën 'pa', sepse as nuk është emër, as nuk është mbiemër i nyjshëm, dhe nuk mund të formohet me parashtesën 'mos', sepse nuk është emër prejfoljor që mbaron me 'im' ose 'je'.

Krahas përdorimit të shpeshtë të fjalëve jonormative 'pabesimtar' dhe 'mosbesimtar', shkak që të trajtoj çështjen e parashtesave që u japin kuptim mohor fjalëve, mu bë dhe përkthimi i titullit të librit të dijetarit Ramadan Elbuti ' el-lamedhhebijjetu'. Është përkthyer ' jo-medhhebizmi'. Nëse do ta quanim si të mirëqenë fjalën 'medhhebizmi', atëherë kjo fjalë është emër me kuptim abstraktë dhe fjala me kuptim mohor të tij, si për të gjithë emrat abstraktë të shqipes, do të duhej të formohej me parashtesën 'pa', pra 'pamedhhebizmi', megjithëse titulli në fjalë, ndonëse do të humbte diç nga nuancat kuptimore që ka në origjinal, në shqipen mund të përkthehej i perifrazuar: 'mosndjekja e medhhebeve'.
U bie të përdoren shpesh dhe janë fjalë kyçe, në ligjërimin dhe në shkrimin për fenë, shumë fjalë me kuptim mohor të ndërtuara me parashtesat 'mos', 'pa' dhe 'jo', dhe një pjesë e madhe e tyre zakonisht po përdoren gabim, prandaj sa herë të kemi të bëjmë me fjalë të tilla ia vlen t'i rikujtojmë rregullat që u sollën këtu që të sigurohemi se të paktën fjalët kyçe të ligjërimeve dhe shkrimeve tona i përdorim drejt.

Ve ma tevfiki il-la bil-lahi alejhi tevekkeltu ve ilejhi unib

Pergatiti: Ilmi Rexhepi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.swidin.albanianforum.net
Share this post on: reddit

'Pabesimtar', 'mosbesimtar' apo 'jobesimtar' :: Komentet

No Comment.
 

'Pabesimtar', 'mosbesimtar' apo 'jobesimtar'

Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
SwiDin forum :: Feja Islame :: Shtyllat e fese-
Kërce tek: