SwiDin forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SwiDin forum

Mirë se vini
 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Sinqeriteti dhe rëndësia e tij

Shko poshtë 
AutoriMesazh
B£hĄ
administrator
administrator
B£hĄ


Numri i postimeve : 129
Points : 401
Join date : 20/03/2010
Age : 33
Location : ZaKoNiShT → swidin.albanianforum.net

Sinqeriteti dhe rëndësia e tij Empty
05042010
MesazhSinqeriteti dhe rëndësia e tij

Sinqeriteti dhe rëndësia e tij Thumbnail.php%3Ffile%3Dsinqeriteti_982204912
Nevojitet për besimtarin që dëshiron të cilësohet me këtë cilësi të lartë që ta largojë nga zemra e tij dashurinë e epsheve dhe ta mbushë atë me dashurinë e Allahut. Personat e sinqertë edhe kur bëjnë ndonjë punë të kësaj bote që nuk ka kurrfarë lidhje me adhurime si shembulli i gjumit apo ngrënies dhe pirjes etj.

Allahu krijesat e Tij i krijoi vetëm për një qëllim, e ai është adhurimi i Allahut të Lartësuar. Zoti në Kuran thotë: “Nuk i kam krijuar xhinët as njerëzit për tjetër vetëm se të më adhurojnë.” Dharijat, 56. Gjithashtu për adhurim ka vendosur dy kushte kryesore: sinqeritetin dhe pasimin e sunetit të Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem). Në këtë temë ne do të flasim për kushtin e parë, pra për sinqeritetin.

Allahu subhanehu ue teala thotë: “E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, përveç që të adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, të falin namazin, të japin zekatin, se ajo është feja e drejtë.” Bejine, 5.

-Sinqeriteti me të cilin është i kënaqur Allahu dhe me të cilin t’i pranon punët për hir të Allahut dhe të pritet shpërblimi vetëm prej Tij, e mos të veprojë asnjë punë me qëllim që ta shohin apo ta dëgjojnë të tjerët, ose të arrijë me të pasuri apo pozitë në shoqëri.

-Muslimani kurrsesi nuk bën të harrojë se çdo punë që bëhet jo e sinqertë është e pa pranuar tek Allahu dhe nuk ka prej saj asnjë rezultat, sado që të jetë kjo vepër e madhe. Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe ne i kthehemi ndonjë vepre që e bën ata dhe e bëjmë atë hi e pluhur.” Furkan, 23.

Kurse Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thotë: “ Çdo punë shpërblehet sipas qëllimit, e për çdo person është shpërblimi sipas asaj që ka pasur qëllim…” Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Ndërsa në një hadith tjetër thotë: “Allahu nuk e pranon asnjë punë, përveç asaj që është e sinqertë dhe që shpresohet me të fytyra e Allahut.” Transmeton Nesaiu. Gjithashtu Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) na ka treguar se zjari i xhehenemit do të ndizet me tre lloj personash: me lexuesin e Kuranit, me muxhahidin dhe me atë që ka dhënë sadaka, ndërkohë që këta i kanë vepruan këto vepra që t’u thuhet filani lexues i miri i Kuranit, filani trim, filani dorëlirë, e kështu me radhë, e punët e tyre nuk ishin për hir të Allahut. Sinqeriteti, gjithashtu, është prej fshehtësive mes robit dhe Allahut e atë nuk mund ta dijë askush, pra as engjëjt, as pejgamberët, saqë këtë gjë nuk e dinë as engjëjt të cilat i shkruajnë punët e njerëzve. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thotë: “Do të dalin punët e bijve të Ademit para Allahut në fletushka të vulosura dhe Allahu thotë: ‘Gjuaji këto dhe bjeri ato tjerat’, ndërsa engjëjt do të thonë: ‘O Allah, ne prej këtij personi nuk kemi parë përveçse punë të mira’ Allahu thotë: ‘Punët e tij kanë qenë jo për hir Timin, e Unë sot nuk pranoj punë përveç asaj që është bërë për hir Timin’.” Transmeton Ebu Beker el Bezar.

Personi i sinqertë gjithmonë punon për ta arritur kënaqësinë e Allahut, e atij nuk i intereson lavdërimi dhe kënaqësia e njerëzve apo hidhërimi i tyre.

-Sinqeriteti është fshehtësi që bëhet shkak për shpëtimin tënd në këtë botë dhe në botën tjetër, e gjithashtu është shtyllë kryesore për të pasur punët vlere, qofshin këto punë adhurime apo marrëdhënie mes njerëzve.

-Sinqeriteti në punë konsiderohet sikurse shpirti për trupin, pra nëse nuk ka shpirt trupi nuk ka vlerë e edhe adhurimet nëse nuk shoqërohen me sinqeritet nuk kanë vlerë. Pra nga e gjithë kjo mund të konkludojmë në fund se kjo punë- sinqeriteti- është vaxhib.

- Ibën Abasi radijallahu anhu thotë: “Kush punon për këtë botë Allahu do ia japë atë, kurse në botën tjetër nuk ka asnjë shpërblim.”

- Katade thotë: “Kush e ka qëllim kryesor këtë botë Allahu do ta shpërblejë me të mirat e saj e për të nuk mbetet në botën tjetër asgjë që t’i jepet. Puna, sado që të jetë e vogël, nëse bëhet për hir të Allahut do të peshojë në Ditën e Gjykimit sa malet, dhe e kundërta, pra nëse bëhet pa sinqeritet edhe po të jetë shumë e madhe ajo nuk do të peshojë as sa krahët e mushkonjës.”

Është e vërtetë se pastrimi i nijetit është prej punëve më të vështira, (e për këtë arsye e ka edhe vlerën shumë të madhe) mirëpo njeriu duhet të luftojë sa më shumë që ta largojë këtë sëmundje nga vetja e tij -pra mossinqeritetin në punë-, edhe nëse ky shërim zgjat me vite, ashtu siç transmetohet nga disa dijetarë të selefëve të cilët punuan në përmirësimin e nijetit me dhjetëra vite, derisa në fund e arritën qëllimin e tyre, e si jo, duke e pasur parasysh se Allahu e ndihmon robin e Tij i cili mundohet ta përmirësojë veten e tij apo shoqërinë në të cilën jeton.

Allahu subhanehu ue teala në Kuran thotë: “Ata të cilët mundohen për hir tonin Ne do i udhëzojmë.”

-Ebu Ejub el Ensari thotë: “Pastrimi i qëllimeve në punë është më i vështirë se te gjitha punët.”

-Nevojitet për besimtarin që dëshiron të cilësohet me këtë cilësi të lartë që ta largojë nga zemra e tij dashurinë e epsheve dhe ta mbushë atë me dashurinë e Allahut. Personat e sinqertë edhe kur bëjnë ndonjë punë të kësaj bote që nuk ka kurrfarë lidhje me adhurime si shembulli i gjumit apo ngrënies dhe pirjes etj. Nëse i bën me qëllim që të forcohet për adhurim, do të shpërblehet për qëllimin dhe punën e tij, siç thotë Muadhi radiallahu anhu: “Unë pres shpërblim nga Allahu kur fle, ashtu siç pres shpërblim prej Tij kur e adhuroj.” (Transmeton Buhariu).

Pra, siç po e shohim, sinqeriteti ka vlerë të madhe dhe është çështje me rëndësi, bile edhe kusht për pranimin e adhurimeve, e muslimani gjithmonë duhet të ketë kujdes në këtë çështje kur ta veprojë punën, e pasi ta përfundojë atë nëse njerëzit e lavdërojnë për këtë punë e ky gëzohet në veten e tij, inshallah nuk ka problem, por prap duke e ruajtur sinqeritetin.

Në fund e lusim Allahun subhanehu ue teala të na bëjë prej të sinqertëve dhe të na i pranojë adhurimet dhe punët tona të mira dhe të na i falë gabimet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.swidin.albanianforum.net
Share this post on: reddit

Sinqeriteti dhe rëndësia e tij :: Komentet

No Comment.
 

Sinqeriteti dhe rëndësia e tij

Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
SwiDin forum :: Feja Islame :: Shtyllat e fese-
Kërce tek: