SwiDin forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SwiDin forum

Mirë se vini
 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Ruajta e Shikimit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
administrator
administrator
Admin


Numri i postimeve : 82
Points : 243
Join date : 25/06/2009
Location : zakonisht swidin.albanianforum.net

Ruajta e Shikimit Empty
21032010
MesazhRuajta e Shikimit

Falenderimi i takon vetëm Allahut, paqja dhe salavatet janë për profetin tonë Muhamedin të cilin e dërgoi Allahu si mëshirë për mbarë botën dhe mbi shokët e tij.

Allahu i Madhëruar na ka urdhëruar në Kur'an që t'a ulim shikimin dhe ta ruajmë atë nga harami. Ka thënë Allahu i Madhëruar (kuptimi i ajetit) : {Thuaju besimtarëve që t'a ulin shikimin dhe të ruajnë vendet e tyre të turpshme. Kjo është më e pastër për ta}. [En-nur 30].



Ka thënë Ibnu Kethiri në tefsirin e tij : "Ky është urdhër prej Allahut për robërit e Tij besimtarë që të ulin shikimet e tyre dhe ti ruajnë ato nga haramet e të mos shikojnë vetëm se atë që e ka lejuar. E nëse shikojnë diçka të ndaluar pa dashje ta largojnë shikimin prej atje me një herë".

Ky urdhër nuk është i veçantë vetëm për burrat, përkundrazi Allahu i Madhëruar ka urdhëruar edhe gratë që të ulin shikimin dhe ta ruajnë atë nga harami. Ka thënë Allahu i Madhëruar : {… e thuaji besimtareve t'i ulin shikimet e tyre dhe të ruajnë vendet e tyre të turpmshme}. [En-nur 31].

Ulja e shikimit d.m.th largimi i shikimit nga ato gjëra që i ka ndaluar Allahu të shikohen. Duhet të ruhet besimtari prej shikimit tek gratë qoftë në televizor ose video ose në të tjera vende sepse ky shikim është shkak për lidhjen e zemrës me to dhe shkak për të rënë njeriu në fitne. Ky shikim ndez epshin dhe nxit gjërat e fshehta të zemrës dhe thërret për në imoralitet. Allahu e ka bërë syrin pasqyrë të zemrës. E kur besimtari e ruan shikimin e tij e ruan edhe zemra dëshirën e saj nga harami. Ndërsa kur shikimi lëshohet tek harami edhe zemra lëshohet drejt tij.

Shikimi është burimi i shumë fatkeqësive që i bien njeriut (në fenë e tij). Për arsye se prej shikimit lind mendimi prej tij lind epshi prej tij lind dëshira më pas kthehet në vendosmëri dhe kështu ndodh veprimi.

Thotë një poet arab :

1. Të gjitha ndodhitë e kanë origjinën prej shikimit sikurse edhe zjarri e ka origjinën nga shkëndijat.

2. Sa e sa shikime kanë depërtuar tek njeriu aty ku depërton shtiza e goditur me hark

3. E njeriu kur e hedh shikimin tek sytë e të tjerëve është në rrezik.

4. E kënaq syrin e tij me atë që dëmton shpirtin e tij. Nuk ka mirseardhje për një kënaqësi që sjell dëme.

Për shkak se shikimi në haram është i rrezikshëm na ka paralajmëruar profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem të ruhemi dhe t'a ulim shikimin. Transmetohet nga Ubadeh Ibn Es-samit radi Allahu anhu se profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë : "Më siguroni gjashtë gjëra t'ju siguroj xhen-netin : Kur flisni thoni të vërtetën. Kur jepni besën mbajeni atë. Amanetin çoje në vendin e duhur. Ruani vendet tuaja të turpshme. Ruani shikimin tuaj dhe mos i bëni padrejtësi njeriu me duart tuaja". Transmeton Ibn Huzejme dhe Hakimi. Hadithin e ka saktësuar Albani në Es-silsiletu Es-sahihah nr 1470.

Gjithashtu transmetohet nga Ebu Seid El Hudrij radi Allahu anhu se profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë : "Mos u ulni nëpër rrugë". I thanë : O dërguari i Allahut nuk kemi çfarë të bëjmë, duhet të ulemi (në këto vende). Tha : "E nëse këmbëngulni që të uleni (në këto vende) atëherë jepini hakun rrugës". Thanë : Kush është haku i rrugës? Tha : "Ulja e shikimit. Mos mundimi i njerëzve. Kthimi i selamit. Urdhëri për të mira dhe ndalimi nga të këqiat". Trasnsmeton Buhariu dhe Muslimi.

Gjithashtu transmetohet nga Xherir Ibn Abdilah radi Allahu anhu se ka thënë : "E pyeta profetin sal-l Allahu alejhi ue selem për shikimin e papritur (tek harami) e ai më urdhëroi ta largoj shikimin". Transmeton Muslimi.

Shikimi i papritur është shikimi i parë i cili ndodh pa qëllim. E për atë që ndodh pa qëllim nuk ka ndëshkim. Por kur njeriu shikon për së dyti me qëllim, merr gjynah. Për këtë arsye urdhëroi profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem që besimtari ta largojë shikimin dhe mos vazhdojë të shohë sepse vazhdimi i tij është si shikimi i dytë.

Madje profeti sal-l Allah alejhi ue sel-lem na ka udhëzuar që nëse besimtari sprovohet me shikimin e paqëllimtë ta kurojë atë duke shkuar tek gruaja e tij.

Transmeton Xhabiri radi Allahu anhu se profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem pa një grua e për këtë arsye shkoi tek gruaja e tij Zejneb dhe kreu atë që kryen burri me gruan e tij. Më pas doli tek shokët e tij dhe u tha : "Gruaja kur vjen, vjen në pamjen e shejtanit dhe ikën në pamjen e shejtanit e nëse dikush shikon një grua le të shkojë tek gruaja e tij se kjo gjë ia largon atë që hyn në zemrën tij". Transmeton Muslimi.

Në një transmetim thotë : "Kur gruaja vjen ajo vjen në pamjen e shejtanit e nëse dikush sheh një grua dhe i pëlqen le të shkojë tek gruaja e tij sepse gruaja e tij ka siç ka ajo (grua e huaj)".

Nuk ka dyshim se sprova e shikimit është burimi i çdo sporve siç është treguar në hadithin e saktë që ndodhet tek Buhariu dhe Muslimi nga Usameh Ibn Zejd radi Allahu anhu se profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë : "Nuk kam lënë pas meje ndonjë sprovë më të dëmshme për burrat se sa gratë".

Në një hadith tjetër të cilin e transmeton Ebu Seid El Hudriu radi Allahu anhu, profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë : "Kjo jetë është e ëmbël dhe e gjelbër. Allahu ju ka bërë të parë në të që të shohë se çfarë do veproni, prandaj ruhuni prej kësaj jete dhe ruhuni prej grave sepse sprova e parë që u ra Beni Israilëve ishte prej grave". Transmeton Muslimi.

Ka thënë Ibn Ab-basi radi Allahu anhuma : "Ata që ranë në kufër prej popujve të mëparshëm ranë për shkak të grave dhe ata që do të vijnë do bien në kufër për shkak të grave".

Nga Burejde El Eslemi radi Allahu anhu transmetohet se profeti sal-l Allahualejhi ue sel-lem ka thënë : "O Ali mos e ndiq shikimin e parë me një shikim të dytë sepse shikimi i dytë është i ndaluar edhe pse i pari nuk është i tillë". Transmeton Ebu Daudi, Tirmidhiu etj. Hadithin e saktësoi Albani.

Është transmetuar në një ether nga Abdullah Ibn Mes'udi radi Allahu anhu se ka thënë : "Ruajtja e shikimit është më e rëndë se ruajtja e gjuhës".

Enesi radi Allahu anhu ka thënë : "Kur të kalojë pranë teje një grua mbylli sytë deri sa të largohet".

Ka thënë Ueki' Ibnul Xher-rah : Dolëm një ditë feste me Sufjan Eth-theurin dhe tha : "Gjëja e parë me të cilën e fillojmë këtë ditë është ruajtja e shikimit".

Ka thënë El Ala Ibnu Zijad El Adeuij : "Mos e ndiq me shikimin tënd gruan (e huaj) nga mbrapa sepse shikimi fut dëshirën e keqe në zemër".

Ka thënë një prej selefëve : "Kush e ruan shikimin e tij i dhuron Allahu dritë në zemrën e tij (për të shikuar të vërtetën)".

Ka thënë Ibn Tejmija : "Ka urdhëruar Allahu në Kur'an për ta ruajtur shikimin e ky është dy lloje : 1. Ruajtja e shikimit prej vendeve të turpshme. 2. Ruajtja e shikimit prej vendeve që ndjellin epsh.

Shembull i të parit është që burri ta ruajë shikimit prej auretit të burrave të tjerë siç ka thënë profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem : "Nuk duhet të shohë burri auretin e burrit dhe as gruaja auretin e gruas". Është detyrë që besimtari ta mbulojë auretin e tij siç i ka thënë profeti sal-l Alahu alejhi ue sel-lem Muauijeh Ibn Hajdes : "Ruaje auretin tënd prej çdokujt veç gruas tënde ose robëreshës tënde". I thashë : Po nëse dikush ndodhet mes njerëzve të tij (mes burrave)? Tha : "Nëse mundesh mos i jep mundësi të të shohë askush". I thashë : Po kur dikush është vetëm? Tha : "Allahu e meriton më shumë që njerëzit të kenë turp prej Tij".

Ndërsa lloji i dytë është shikimi i bukurisë së brendëshme të gruas së huaj. Ky shikim është më i rëndë se i pari. (Mexhu' El Fetaua 15/241).

Dobitë e ruajtjes së shikimit.

Ato janë të shumëta por ne po përmendim prej tyre sa vijon :

1. Ruajtja e shikimit e shpëton zemrën prej dhimbjes. E nëse njeriu e lëshon shikimin e tij edhe dhimbja e tij shpirtërore do të jetë e vazhdueshme. Gjëja më e dëmshme për zemrën është lëshimi i shikimit pa frerë. Sepse shikimi i tregon zemrës ato pamje të cilat e nxisin t'i kërkojë me ngulm e padurim por ai në të vërtetë nuk i arrin dot ato. E ky është shkaku i dhimbjes dhe ndëshkimit që vuan zemra.

Ka thënë një poet arab :

Sa herë që ti e lëshon shikimin tënd dhe e bën komandues të zemrës tënde do t'a lodhin atë pamjet.

Do shohësh atë që ti nuk e arrin dot të gjithë, madje nuk duron dot pa arritur një pjesë të saj.

2. Ruajtja e shikimit i dhuron zemrës dritë dhe ndriçim që shfaqet në sy, fytyrë dhe gjymtyrë. E në të kundërt lëshimi i shikimit i jep zemrës një errësirë e cila shfaqet në fytyrë dhe gjymtyrë.

3. Ruajtja e shikimit i dhuron besimtarit inspirimin e mirë.

4. Ia zëvendëson Allahu këtë ndalim nga e keqja me një dritë ëmbëlsinë e të cilës e gjen në zemër.

5. Ruajtja e shikimit është bindje ndaj Allahut dhe të dërguarit të Tij, gjë që sjell dashurinë e cila e çon njeriun në xhen-net.

6. Kjo është një nga cilësitë më të rëndësishme të besimtarit, cilësi e cila buron nga turpi.

7. Ruajtja e shikimit i dhuron njeriut qetësinë e shpirtit dhe trupit.

8. Ruajtja e shikimit d.m.th ruajte nga të ndaluarat, gjë e cila e largon njeriun nga rrëshkitja.

9. Ruajtja e shikimit e bën shoqërinë e cila e ka atë cilësi një shoqëri të sigurtë në të cilën mbizotëron dashuria.

10. Ruajtja e shikimit e ruan shoqërinë nga përhapja e imoralitetit.

11. Ruajtja e shikimit e dëmton shejtanin dhe shokët e tij dhe mbjell ndershmërinë.

Shkaqet e rënies së besimtarit në shikimin e ndaluar :

Prej këtyre shkaqeve po përmendim ato më kryesoret të cilat janë si vijon :

a) Dobësia e besimit dhe e frikës prej Allahut të madhëruar. Dobësia e ndjenjës se Allahu po të shikon dhe vëzhgon. Prandaj sa më i devotshmë të jetë njeriu, sa më shumë ta ketë frikë Allahun dhe sa më shumë da ndjejë se Ai e vëzhgon aq më shumë largohet prej shikimit të ndaluar.

b) Nxitja e shejtanit. Shejtani ecën në trupin e njeriut siç ecën gjaku dhe ai ka ndikim të fuqishëm në nxitjen e njeriut drejt epsheve të ndaluara sidomos kur njeriu është i sprovuar me një sëmundje shpirtërore si : prekja e syrit ose magjisë ose prekja e xhindëve. Këto sëmundje në disa raste të veçanta kanë një ndikim tepër të madh tek njeriu duke e nxitur atë në këto gjynahe. Aq sa edhe vet njeriu nuk e kupton pse i ka këto ndjenja edhe pse logjika e tij i thotë të mos i veprojë ato. Shkaku është se një shpirt i lig (xhind) brenda trupit të tij bën luftë me shpirtin e tij dhe në disa raste e mund dhe e drejton trupin drejt harameve. Allahu na ruajt nga çdo e keqe.

c) Një prej arsyeve është edhe përhapja e shkaqeve që nxisin epshet si : përzierja e burrave me gratë ose përhapja e mjeteve të informacionit si tv ose internet etj. Si dhe shfaqja e pjesëve të turpshme të cilat tërheqin vëmendjen e njeriut.

d) Teprimi në të ngrënë dhe të pirë. Profeti sal-l Allahu aljehi ue selem i ka urdhëruar djemtë e pa martuar të agjërojnë sa më shumë nëse nuk munden të martohen sepse agjërimi e thyen epshin.

e) Shoqërimi me shokë të këqinj e kjo gjë ndodh kur njeriu nuk është edukuar siç duhet ose në disa raste shoqërohet me ta me synim për t'i rregulluar por që në realitet janë ata të cilët ndikojnë tek ai dhe jo ai tek ata.

f) Shikimi i pjesëve të ndaluara të njeriut nëpërmjet mediave, me qëllimin e ndjekjes së lajmeve ose programeve të "rëndësishme" në të cilat ka femra të zhveshura të cilat përbëjnë fitne për çdo njeri.

v Kurimi i kësaj sëmundjeje :

Kurimi i kësaj sëmundjeje bëhet duke pasur parasysh dhe duke zbatuar disa pika të rëndësishme të cilat do t'i përmendim tani. Mirpo para të gjithave duhet të tërheq vëmendjen tek një çështje bazë e cila është : Ndjenja e gabimit dhe vlerësimi i gjynahut. Nëse njeriu e vlerëson këtë gjynah si gjynah të rëndë dhe e ndjen veten gabimtar ai ka mundësi me anë të zbatimit të këtyre pikave të shpëtojë prej kthetrave të këtij gjynahu që duket i vogël por që në të vërtetë është shkatërrues për besimin e njeriut.

Arsyeja përse e tregova këtë është se sot shohim shumë muslimanë të cilët e dinë gjykimin e Islamit në lidhje me shikimin tek ato gjëra që i ka ndaluar Allahu i Madhëruar e megjithatë nuk u bën përshtypje nëse shohin disa harame me justifikime të cilat janë më të shëmtuara se një gjynah.

Kur ti u thua disave prej tyre : Përse shikon gratë e huaja në tv? Të përgjigjet duke thënë : Po shoh lajmet ose po shoh një emision të "rëndësishëm". Sikur shikimi i lajmeve ose i këtyre emisioneve të cilat nuk shpëtojnë prej harameve – si shikimi i femrave të zbuluara ose dëgjimi i muzikës që është e pandashme nga edicioni i lajmeve dhe emisionet televizive – të jetë vaxhib dhe ky i mjerë ka zgjedhur të shkelë këtë haram për të arritur kryerjen e këtij "vaxhibi" !! Allahu na ruajt. Fatkeqësia më e madhe është që njeriu t'i shohë këto harame në mënyrë sistematike dhe të mos t'i duket se po vepron ndonjë vepër të shëmtuar.

Kështu që këto pika nuk kanë lidhje me këta njerëz të cilëve ua ka zbukuruar shejtani gjynahun dhe u duket sikur po veprojnë vepra të mira ose të lejuara pa iu dridhur qerpiku.

Atëherë gjërat të cilat e ndihmojnë besimtarit që të largohet nga ky haram janë si vijon :

1. Lutja. Lutja është arma e besimtarit. Besitmari duhet t'i lutet Allahut t'a ruajtë nga haramet sepse nëse nuk e ruan Allahu nuk ka mundësi të ruhet. Lutja është aq e dobishme sa ajo kthen mbrapsh edhe Kaderin. Prandaj besimtari i mirë duhet t'i lutet Allahut sa më shumë ta ruajë prej harameve. Ka thënë Allahu i Madhëruar (kuptimi i ajetit) : {Ka thënë Zoti juaj : Mu lutni Mua, t'ju përgjigjem}. [El Gafir 60].

2. Devotshmëria dhe ndjenja se Allahu po e vëzhgon në çdo moment është një prej shkaqeve më të forta që e ndihmojnë njeriun të largohet nga haramet. Nëse besimtari e ndjen në çdo moment se Allahu po e shikon nuk mund t'a kundërshtojë atë. Për këtë arsye një prej shkaqeve kryesore që e çon njeriun në gjynahe është harresa e Madhështisë së Allahut dhe vëzhgimit të Tij.

3. Martesa dhe agjërimi. Martesa është një prej shkaqeve që e ruan njeriun prej haramit gjithashtu edhe agjërimi. Ka thënë profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem : "O djem kush ka mundësi të martohet le të martohet sepse kjo e ruan më shumë syrin dhe epshin (prej haramit) dhe kush nuk ka mundësi të agjërojë se ai është për të mburojë". Transmeton Ebu Daudi e të tjerë. Hadithin e saktësoi Albani.

4. Leximi i shumtë i Kur'anit. Dihet se çdo gjynah është nxitje prej shejtanit e sidomos ky gjynah në veçanti. Leximi i Kur'anit e largon shejtanin, e mbush zemrën me besim dhe dritë, e kuron çdo sëmundje trupore dhe shpirtërore që ka njeriu, disa prej të cilave mund të bëhen shkak që njeriu të zhytet në shumë harame. Allahu i Madhëruar ka thënë (kuptimi i ajetit) : {Ne kemi zbritur prej Kur'anit ato ajete që janë shërim dhe mëshirë për besimtarët}. [El Isra 82].

5. Përkujtimi i Ahiretit, përkujtimi i vdekjes, çfarë i ndodh njeriut pas vdekjes, çfarë e pret njeriun në varr, përkujtimi i ditës së Gjykimit, llogarisë, urës së Siratit , zjarrit të xhehenemit e çdo ngjarjeje që e pret njeriun në atë ditë Madhështore, atë ditë në të cilën do thinjen fëmijët e vegjël nga tmerri i madh, atë ditë në të cilën do t'a harrojë prindi fëmijën e tij, atë ditë që do t'a hedhë gruaja barrën e saj, atë ditë që do t'i shohësh njerëzit të dehur edhe pse nuk janë të dehur nga tmerri i pamjes madhështore, atë ditë kur të gjunjëzohen të gjitha krijesat kur të shohin xhehenemin edhe melaiket edhe profetët edhe njerëzit e devotshëm. A mund t'i shkojë ndërmend njeriut t'a kundërshtojë Allahun nëse i përkujton këto momente të vështira dhe i përkujton ato gjithmonë me shokët dhe vëllezërit e tij?!! Ka thënë profeti sal-l Allahu alejhi ue selem : "Përkujtojeni sa më shumë shkatërruesen e kënaqësive (vdekjen)".

Gjithashtu Allahu i Madhëruar na ka treguar në Kur'an se shkaku i humbjes së njerëzve është harrimi i ditës së llogarisë, ka thënë Allahu i Madhëruar (kuptimi i ajetit) : {Ata që humbin nga rruga e Allahut kanë ndëshkim të rëndë për shkak se harruan ditën e llogarisë} [Sad 26].

6. Përkujtimi i shpërblimit të madh që ka përgatitur Allahu në xhen-net për besimtarët e mirë të cilët i ruajnë vetet e tyre nga haramet e ndër të tjera e ruajnë shikimin e tyre nga harami. Ka thënë Allahu i Madhëruar (kuptimi i ajetit) : {Për atë që ka frikë qëndrimin para Zotit të Tij ka dy xhen-nete}[Err-rahman 46]. Përkujtimi i mirësive që ka përgatitur Allahu në xhen-net për besimtarët që e ruajnë shikimin e tyre prej haramit e nga mirësitë më të mëdha është martesa me hurijet e xhen-netit të cilat kanë atë bukuri mahnitëse të cilën ua ka dhuruar Allahu si shpërblim për besimtarët e mirë që e ruajnë trupin dhe shikimin e tyre nga harami.

Ka thënë Ibnul kajim në Poemën e tij për xhen-netin ndër të tjera :

فاسمع صفات عرائس الجنات ثم ***** اختر لنفسك يا أخا العرفان
حور حسان قد كملن خلائقا ***** و محاسنا من أجمل النسوان

Dëgjoje përshkrimin e nuseve të xhen-netit dhe zgjidh për veten tënde atëherë o vëlla. Ato janë hurije të plota në krijim dhe bukuri, janë nga më të bukurat gra.

كملت خلائقها و أكمل حسنها ***** كالبدر ليل الست بعد ثمان
والشمس تجري في محاسن وجهها ***** و الليل تحت ذوائب الأغصان

U plotësua krijimi i saj dhe bukuria e saj si hëna pesëmbëdhjetë. Dielli noton në bukurinë e fytyrës së saj. Ndërsa nata është nën degë (tek flokët e saj të zinj)

و البرق يبدو حين يبسم ثغرها ***** فيضيء سقف القصر بالجدران
و لقد روينا أن برقا ساطعا ***** يبدو فيسأل عنه من بجنان

Shfaqet një vetëtimë kur buzëqesh ajo aq sa ndriçon çdo gjë përreth. Është transmetuar se një vetëtimë shfaqet në xhen-net e pyesin banorët e xhenetit për të.

فيقال هذا ضوء ثغر ضاحك ***** في الجنة العليا كما تريان
لله لاثم ذلك الثغر الذي ***** في لثمه إدراك كل أمان

U thuhet kjo është vetëtima e e buzëqeshjes së haurasë në xhen-netin e lartë siç e shikoni. Jetë të lumtur ka për të bërë ai që e puth atë gojë. Se kjo puthje i realizon ëndrrat e tij.

ريانة الأعطاف من ماء الشباب ***** فغصنها بالماء ذو جريان
لما جرى ماء النعيم بغصنها ***** حمل الثمار كثيرة اللوان

Trupi saj është i njomë prej ujit të rinisë. E degët e saj mbajnë ujë. Ngaqë uji i mirësisë ishte në trupin e saj prandaj dolën edhe fruta të shumë ngjyshme.

فالورد و التفاح و الرمان في ***** غصن تعالى غارس البستان
و القد منها كالقضيب اللدن ***** في حسن القوام كأوسط القضبان

Kështu dolën prej saj trëndafila (faqet e saj) mollë (ballin e saj) dhe shegë (gjoksi i saj). Ndërsa trupi i saj është si dega e njomë në drejtësi dhe gjatësi.

والمعصمان فإن تشأ شبههما ***** بسبيكتين عليهما كفان
كالزبد لينا في نعومة ملمس ***** أصداف در دورت بوزان

Ndërsa kyçet e duarve të saj janë të kulluar dhe të pastra si argjendi. Janë si gjalpi të buta dhe të rrubullakta si guaca prej perle.

و الصدر متسع على بطن لها ***** حفت به خصران ذات ثمان
و جماعها هو الشفاء لصبها ***** فالصب منه ليس بالضجران

Ndërsa gjoksi i gjerë qëndron mbi beline ngushtë. E mardhëniet janë rehatia më e madhe e të dashuruarit. E ai kurrë nuk mërzitet prej kësaj gjëje.

وإذا يجامعهاتعود كما أتت ***** بكرا بغير دم و لا نقصان
ولقد روينا أن شغلهم الذي ***** قد جاء في يس دون بيان

E mbasi mbaron mardhëniet ajo kthehet edhe një herë e virgjër siç ishte pa asnjë lloj të mete. Na është transmetuar se prokupimi i tyre që ka ardhur i pa saruar në suren jasin.

شغل العروس بعرسه من بعد ما ***** عبثت به الأشواق طول زمان
بالله لا تسأله عن أشغاله ***** تلك الليالي شأنه ذو شأن

Është prokupimi i dhëndërit me nusen e tij pasi ka luajtur me ta malli gjatë gjithë kohës. Pasha Allahun mos e pyet atë për preokupimin që ka ato netë. Se prokupimi i tij është një çështje shumë e madhe.

Shikoje o vëlla i dashur gjithashtu të përmalluarin Ibnul kajim kur e përshkruan erën e haurasë, trupin e saj, ngjyrën e saj, fjalët e saj dhe ledhet që i bën burrit të saj.

والريح مسك و الجسوم نواعم ***** و اللون كالياقوت و المرجان
و كلامها يسبي العقول بنغمة ***** زادت على الوتار و العيدان

Era e tyre është misku, trupi i tyre është i butë e ngjyra e tyre është si rubini dhe koralet. Ndërsa fjalët e saj ta marrin mendjen nga melodia që është më e bukur se meloditë e dynjasë.

و هي العروب يشكلها و بدلها ***** و تحبب للزوج كل أوان
و هي اللتي عند الجماع تزيد في ***** حركاتها للعين و الأذنان

Ajo është shumë tërheqëse me pamjen e saj dhe përkëdhelitë e saj dhe tregohet e dashur me të në çdo kohë. Prandaj edhe i lëviz sytë dhe kokën më shumë kur takohen.

لطفا و حسن تبعل و تغنج ***** و تحبب تفسير ذي العرفان
فاجمع قواك لما هناك و غمض ***** العينين و اصبر ساعة لزمان

Nga butësia mirësjellja dhe fjalët e bukura afruese që i thotë kështu e kanë shpjeguar dijetarët. Prandaj mblidhi forcat për atë që është atje, mbylli sytë dhe bëj durim një orë këtu (në dunja)

ما ههنا و الله ما يسوى قلا ***** مة ظفر واحدة ترى بجنان
لا تؤثر الأدنى على الأعلى فإن ***** تفعل رجعت بذلت و هوان

Vallahi ato (gra) që janë këtu (në dynja) nuk janë as sa vlera e thoit të njërës prej atyre që janë në xhen-net. Mos i jep përparësi asaj që është e ulëta duke lënë më të lartën, nëse e bën këtë ke për të fituar vetëm poshtërim dhe turp (ditën e gjykimit)

Shikoje gjithashtu përshkrimin e haurasë kur ecën kur vesh rrobet dhe xhevahiret për burrin e saj. Thotë i përmalluari:

وإذا بدت في حلت ممن لبسها ***** وتمايلت كتمايل النشوان
تهتز كالغصن الرطيب وحمله ***** ورد وتفاح على رمان

E kur del e veshur me rrobet e saj e përdridhet siç përdridhet ai që ka ardhur në qejf nga pija. Tundet si dega e njomë që ka mbi të trëndafila mollë dhe shegë.

وتبخترت في مشيها و يحق ذا ***** ك لمثلها في جنة الحيوان
ووصائف من خلفها و أمامها ***** وعلى شمائلها وعن أيمان

Ajo ecën me mburrje e i takon asaj një gjë e tillë në xhen-netin e përhershëm. Ka shërbëtore mbrapa saj e, para saj nga ana e djathë dhe e majtë (që e rrethojnë)

حتى إذا ما واجهته تقابلا ***** أرأيت إذ يتقابل القمران
فسل المتيم هل يحل الصبر عن ***** ضم و تقبيل و عن فلتان

Deri sa kur dalin përballë njëri tjetrit takohen. A ke parë ndonjehrë kur takohet dielli me hënën. Pyete të dashuruarin a duron dot pa e përqafuar dhe pa e puthur.

وسل المتيم أين خلف صبره ***** في أي واد أم بأي مكان
وسل المتيم كيف حالته وقد ***** ملئت له الأذنان و العينان

Pyete të dashuruarin ku e la durimin e tij në cilën luginë apo në cilin vend. Pyete të dashuruarin si është gjendja e tij kur i janë mbushur sytë dhe veshët me kënaqësi.

وسل المتيم كيف عيشته إذا ***** وهما على فرشيها خلوان
وسل المتيم كيف مجلسه مع ***** المحبوب في روح و في ريحان

Pyete të dashuruarin si është jeta e tij kur ata janë shtrirë në krevat vetëm përvetëm. Pyete të dashuruarin si është jeta e tij kur rri me të dashurën e tij në mes të erërave të mira të luleve.

وتدور كاسات الرحيق عليهما ***** بأكف خدام من الولدان
يتنازاع الكأس هذا مرة ***** والخود أخرى ثم يتكئان

U vijnë gotat me nektar me anë të djelmoshave që janë si hëna. E marrin gotën njëherë ai dhe një herë e dashura e tij e më pas mbështeten.

فيضمها و تضمه أرأيت معشو ***** قان بعد البعد يلتقيان
غاب الرقيب و غاب كل منكد و هما بثوب الوصل مشتملان

E përqafojnë njëri tjetrin. A ke parë ndonjëherë dy të dashuruar kur takohen pas një kohe shumë të gjatë. Nuk ka kush i qorton dhe nuk ka asnjë gjë që ua turbullon jetën e tyre e ata të dy me rroben e dashurisë janë mbështjellë.

يا غافلا عما خلقت له انتبه ***** جد الرحيل فلست باليقظان
سار الرفاق و خلفوكمع الألى ***** قنعوا بذا الحظ الخسيس الفاني

O ti që je i shkujdesur prej shkakut për të cilin u krijove, zgjohu. U nisën me seriozitet të tjerët ndërsa ti je në gjumë. Ikën shokët e tu dhe të lanë të rrish me ata që janë të kënaqur me fatin e ulët që do mbarojë.

و رأيت أكثر من ترى متخلفا ***** فتبعتهم و رضيت بالحرمان
منتك نفسك باللحوق مع القعود ***** عن المسير و راحة الأبدان
و لسوف تعلم حين ينكشف الغطا *** كذا صنعت و كنت ذا إمكان


E shumica e atyre që shikon kanë ngelur mbrapa. Ti i ndoqe e u kënaqe që pjesa jote të jetë asgjëja. Të bëri të pëlqyer vetja jote që të bashkohesh me ata që rrijnë e nuk kanë marrë rrugën (e xhen-netit) dhe i kanë dhënë përparësi rehatisë (në këtë botë). Por do ta marrësh vesh kur të zbulohet perdja se çfarë ke bërë dhe çfarë kishe mundësi të bëje.

Së fundi lusim Allahun e Madhëruar të na ruajë shikimin tonë nga haramet, trupin tonë nga gjynahet dhe të na fusë në xhen-netet e larta. Amin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://swidin.albanianforum.net
Share this post on: reddit

Ruajta e Shikimit :: Komentet

No Comment.
 

Ruajta e Shikimit

Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
SwiDin forum :: Feja Islame :: Feja dhe Shkenca-
Kërce tek: