SwiDin forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SwiDin forum

Mirë se vini
 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Gjërat që e prishin sinqeritetin

Shko poshtë 
AutoriMesazh
B£hĄ
administrator
administrator
B£hĄ


Numri i postimeve : 129
Points : 401
Join date : 20/03/2010
Age : 33
Location : ZaKoNiShT → swidin.albanianforum.net

Gjërat që e prishin sinqeritetin Empty
20032010
MesazhGjërat që e prishin sinqeritetin

Zoti të njeh më mirë se ti që e njeh veten.
Allahu i Lartësuar thotë: “O besimtarë, frikësohuni Allahut dhe jini me ata që janë të sinqertë.”

Besimtari duhet të jetë i bindur se çdo vepër në të cilën zë vend sinqeriteti, ajo nuk refuzohet tek Allahu i Lartësuar dhe për të do të shpërblehet. Personi i sinqertë gjithmonë punon për ta arritur kënaqësinë e Allahut, e atij nuk i intereson lavdërimi dhe kënaqësia e njerëzve apo hidhërimi i tyre. Sinqeriteti në punë konsiderohet sikurse shpirti për trupin, pra nëse nuk ka shpirt trupi nuk ka vlerë e edhe adhurimet nëse nuk shoqërohen me sinqeritet nuk kanë vlerë. Nevojitet për besimtarin që dëshiron të cilësohet me këtë cilësi të lartë që ta largojë nga zemra e tij dashurinë e epsheve dhe ta mbushë atë me dashurinë e Allahut.

Ibn Kajjimi thotë: “Nuk bashkohet në zemër sinqeriteti me dëshirën për lavdërimin e njerëzve dhe lakminë për atë që kanë njerëzit në dorë."

Prandaj, braktisi lavdërimet dhe mosaprovimet e njerëzve ashtu sic e braktisin kërkuesit e botës tjetër këtë botë.
Nëse pyet: “Cfarë ma lehtëson këtë asketizëm?” “Dituria se lavdërimi i askujt nuk më bën dobi dhe se mosaprovimi i tij nuk të bën dëm përvec po të jetë nga Allahu”

Sikur shembulli i një njeriu që në dorën e tij ka bajgë ndërsa njerëzit i thonë; “Në dorën tënde ke hurma”
Po t’u besonte njerëzve do ta hante atë. Mos u beso! Ti bëhu në veten tënde i mirë! E të mos mashtroj lavdërimi i njerëzve. Ti e njeh veten tënde më mirë se ata. Ndërsa Zoti të njeh më mirë se ti që e njeh veten.

“Njeriu do të mundohet të bëhet i sinqertë derisa të shkruhet tek Zoti i sinqertë”

Po të jesh tek Zoti i sinqertë dhe të gjithë të të thonë gënjështar nuk të bën dëm.
E nëse je tek Zoti gënjështar?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.swidin.albanianforum.net
Share this post on: reddit

Gjërat që e prishin sinqeritetin :: Komentet

No Comment.
 

Gjërat që e prishin sinqeritetin

Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
SwiDin forum :: Feja Islame :: Tregime Islame-
Kërce tek: